Avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, sulmet i vijnë nga antishqiptarët në Greqi

28 Janar 2026, 19:00Kronika TEMA
Avokati: Irena Gjoka nuk ka qenë e dënuar, sulmet i vijnë nga

Avokati Edmond Petraj, gjatë një interviste në emisionin “Tema e Ditës” me Arbër Hitaj në RTSH ka komentuar rastin e gjyqtares Irena Gjoka, ku u shpreh se po tentohet që ajo të bëhet “kokë turku”, ndërkohë që, sipas tij, faktet tregojnë të kundërtën. 

Ai theksoi se nuk ka pasur viza të falsifikuara dhe se ndalimet në kufi kanë qenë veprime arbitrare të policisë greke në atë periudhë, pa pasoja penale apo administrative.

“Për gjyqtaren Irena Gjoka kërkohet të bëhet “kokë turku” nga ata që pretendojnë se ajo ka shkelur ligjin. Nga informacionet që unë disponoj, e vërteta nuk është kështu. Së pari, nuk ka viza të falsifikuara, por janë viza njëvjeçare të marra nga Ambasada Greke në Tiranë. Në atë rutinë të caktuar, pala greke vendoste kryq dhe marrëdhënia që ka ndodhur me Irena Gjokën dhe bashkëshortin e saj lidhet me faktin se policia kufitare greke, në atë kohë, u ka vënë kryq pa i parë fare, siç u ndodhte shumë shqiptarëve në atë periudhë.

Edhe në rastin e vizës së dytë kemi një veprim arrogant, ku nuk lejohet hyrja në Greqi. Në këtë marrëdhënie nuk kemi as dëbim dhe as ndalim apo masë administrative për kalimin e kufirit. Prokuroria ka dërguar një person që nuk është as avokat për të sqaruar këtë element, duke fotografuar vizën dhe duke ia dërguar Ministrisë së Brendshme. Pas verifikimit, rezulton se viza është e saktë. Në të gjitha deklarimet e pasurisë që Gjoka ka bërë, kemi procesin e vettingut, ku ajo ka pasqyruar të vërtetat ashtu siç kanë qenë. Në momentin që i ka deklaruar, nuk është gjetur asnjë fakt që ajo të ketë dëbim, dënim apo masë ndaluese.

Për zonjën Gjoka nuk ka ekzistuar asnjë dosje penale dhe asnjë numër procedimi penal nuk ekziston në sistem. Dyshohet se kjo dosje është futur qëllimisht dhe është prodhuar nga klane antishqiptare në Athinë dhe në Shqipëri, duke krijuar këtë falsifikim të jashtëzakonshëm. Zonja Gjoka është e pastër në atë që ka deklaruar dhe KLGJ do të mbajë përgjegjësi historike nëse bie pre e atyre sorrogatëve që kanë marrë përsipër të përfaqësojnë klane antishqiptare në Athinë”, tha avokati.

20 Komente

  1. L
    Ladi

    Dhe ke shume te drejte avokat

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zoti na dergofte disa te tjere si gjykatesja Gjoka

      Irena Gjoka eshte gjykatesja me e denje e trime sot ne Shqiperi. Ajo duhet urgjent te zevendesoi Banin e korruptuar ne krye te Gjkko.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti.

        Shume e dejte eshte llogjika e avokatit Petraj. Kjo eshte loje e fshehet mes Sali Berishes dhe maskarenjeve grek. Per kete Greket jane paguar me para per te shpifur e sajuar akuza per Irena Gjoken.Do jete turp per gjykaten e larte nqs denon Irenen si gjyqetare. Po ndodhi,tregon se ne drejtesine ton po punon djalli Sali,i cili ka blere drejtesine. Do jete turp i madh.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Laj thaj dhe këta janë

        Petraj , ngjela, Çupi, Beqiri , Gjikondi Këta zotrinj të nderuar mir do bënin të mereshin me partinë në pushte Sali Berisha ka 13 vjet që lexon gazetat ka çelsat e kashtës Bëni ndonjë kritik qeveris se shëndet i bëhet të kemi ministra që u kërkohet të nëjnë më të mirën e mundëshme

        Përgjigjjuni
        1. P
          Piskuriqi

          Paguhet or vlla paguhet prandaj bon gam gam Ca pret Avokata leshi

          Përgjigjjuni
          1. H
            Ha ha ha

            Keta " zoterinjte" qe thua ti vec Avokate nuk jane, se po te ishin do shikonin punen e nuk do benin llapa llap gjithe diten neper TV!

            Përgjigjjuni
          2. M
            Martin

            Irena Gjoka do te paguaje guximin e goditjes ligjore te kreut te agjenture serbo-greko-ruse ne Shqiperi.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hajde mendje hajde.

              Mos moreee , kaq e thelle paska qene kjo pune?!!! Boooo sa bukur e ke thene!!! Po tani nuk ngelet gje tjetef vetem ta Dekorojme Irenen me medaljen e TRIMERISE !!!!

              Përgjigjjuni
              1. C
                Ceceni maloqeri grekqiri

                Ska nevoj Irena per medalje o kok loq,,mbaji medaliet për qirje beleris,qirje saliun dhe qirje Dules,,,,Irena është një zonjë e nderuar,,që do ti çoj në pit,,të sheqeres saliun,dhe atë kok lopën like kokmadhi

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironci

                  Patjeter ta dekorojme me medalje por kur ta fusi ne burg mortjen non grata duhet qe dhe ta shperblejme me nje shume te mire parash se do ti beje nje sherbim shume te madh vendit.

                  Përgjigjjuni
              2. n
                nje e vertet e modhe......

                di ndonje tourkalvanos te na thote istorine e...."kokes se turkut"!?

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dora e hekurt

                  Kjo që antishqiptarët tropojanë dhe vorioqimarjotë i bënë, uroj ti shtojë vendosmërinë për të varrosur Shkërdhenët, Shkërdhitat, dy prostitutat e mizrrjes dhe prostitucionit binjakët Bejleri Berisha , tribalizmin dhe 300 euroshit antishqiptarë.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Real

                    Irena nje trime qe u qendroj besnike angazhimeve qe mori ndaj ripjelljes, si kamikaze ,qe u perdor deri ne neveri. Dhe sot keto bythelepires te pushtetit bejne thirrje qe ta shpallin heroine per sherbimin qe i ka bere ripjelljes.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bureto

                      Znj. Gjoka, e përcaktuar me short, ishte gjyqtare që dënoi agjentin e asfalisë, gjakprishurin Beleris; ka në proces gjykimi "monstrën" Sa-leh Berisha; hajdutin e spiunin Ilir Metaj dhe Fate Medihoxhën për tragjedinë e Gërdecit. A thonë gjë të gjitha këto?! Zonja Irena Gjoka nuk është duke i bërë ndonjë shërbim 'ripjelljes', siç pretendon komentuesi më sipër, por i shërben drejtësisë që po përpiqet të ndëshkojë autorët e pandëshkyeshëm deri më sot, autorë të dhjetra aferave korruptive që i kanë kthyer në 'sheikë' dhe akoma më keq që kanë shkaktuar krime me humbje qindra jetë njerëzish, ku më të kobshmet janë: viti i zi 1997, Gërdeci 15 mars 2008 dhe 21 janari 2011. Janë kjo kope ujqërish, që sot po përpiqet me të gjitha mjetet (paratë i kanë me thes), ta delegjitimojnë këtë gjyqtare të nderuar. Por nuk do t'ia arrijnë!

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Te Fala nongratave te tjere

                      Z. Sali Vokshi me dy datelindje , duhet te perballet nese kjo eshte shpifje. Ai nuk eshte gazetar.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        S

                        Kjo u fabrikua nga Muli ...disa vjet me pare qendroj ne janine 2 muaj per kete gje...e mbani mend? Me urdher te bastardit,dhe shkerdhave antishqiptare...

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vjosa

                          Avokati ka të drejtë .Në ato vite, kur të mëdhenjtë zëmëroheshin , fillonte operacioni " FSHESA" Kur fillonte ky opracion policia Greke nuk e njifte më fare pashaportën ,vizën dhe kur u thuhej që viza është e Ambasadës tuaj thonin: AJDE GAMISU ME GJITHË AMBASADË ,MALAGA. Kaq të verbër e injorant ishin ata .Nuk flas për të gjithë policinë Greke ,por në dogana ka pasur vazhdimisht polic të pa aftë dhe dhunues që përdornin forcën.Në periudhën e K/Kriminelit të UDBsë shumë Shqiptar dhe midis tyre Intelektual jan trajtuar në mënyrë shtazore ,sepse në krye të shtetit kishim një kafshë ,një shtazë nga Viçidoli i " Beogradit". Jam shumë i bindur për gjyqtaren Gjoka që është e pastërt dhe këtë e vërteton fakti që ato qarqe antishqiptare po meren me një gjë pa vlerë ,edhe sikur të ket ndodhur .Ministrin e Brëndshëm të Kriminelit atëherë e kthyen mbrapa në Kakavijë se po kalonte me MAKINË TË VJEDHUR dhe gjithë kanalet tv Grke trasmentonin këtë turp, mbarë prapë. Ne që kemi qënë atëhere në Greqi na vinte turp të shkonim në punë .Si përfundim ,ata që nuk pushojnë të shtrëmbërojnë historinë tonë gjithë jetë e kan shumë të lehtë të shpifin e sajojnë ç'të duan për Z.IRENA GJOKA. GJyqtarja tani per tani është aset me shumë vlerë për drejtësinë ton që është kaq e degjeneruar .

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Me prokurë të posaçme

                            Në gushtin e vitit 1995 udhëtoja me autobus për në Athinë bashkë me gruan dhe vajzën. Polici, që bënte kontrollin e pasagjerëve dy km. pas doganës, në pasaportën e gruas pa që ajo kishte dhe një vizë maqedonase. Mesa dukej, ai i irrirtuar që pa aty emrin e Maqedonisë, gjithë nerva, duke u hakërryer në greqisht me një 'dhe neqis macedonia', i vuri një kryq asaj vize, e cila ishte e një shteti tjetër vendosur në pasaportën e një shteti tjetër gjithashtu, të cilat s'kishin asnjë lidhje me detyrën e policit grek. E solla këtë episod, për të mbështetur idenë se sidomos në vitet '90 histeria e një pjese të mirë të autoriteteve greke, mjaft e indoktrinuar me urrejtje ndaj fqinjve të tyre si shqiptarëve së pari dhe pastaj maqedonasve, ishte mjaft e dukshme. Është pikërisht kjo periudhë që përkon dhe me episodin e zonjës Gjoka.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              Vezhguesi me syze

                              Kam pershrypjen se nuk e keni kiptuar drejt çeshtjen e Irenes me 5 mbiemra. Ajo u zgjodh me kundesin me te madh per t'u futur ne sistem me dy synime, e para per te bere leka, dhe e dyta per te plotesuar deshirat e skizofrenit hajdut. Eshte e pashpjegueshme kur lexoj lloj lloj cari qe shkruan se Irena eshte eshte trime, e guximtare. E pafajshme, ta ha koken e carit komplet, etj etj. Sufllaqexhinj, Irenen nuk po e marrin te pandehur pse ka qene ne Greqi, por sepse ka mashtruar me formularin e veredeklarimit duke thene qe nuk kishte qene ndonjehere e denuar, e debuar, etj, kur nderkohe kjo mashtruese ordinere ishte shkarkuar si hajdute nga gjyqtare ne fier, pastaj ishte kapur me vize fallco, pastaj eshte denuar si kundravajtese dhe falsifikatore, dhe ne fund Irena qenka trime? O pallosha komentues o sufllaqe boll, rrini aty ne zyrat e partise dhe merrni ato rroga pa punuar, se ky popull car eshte. Heres tjeter do t'ju tregoj per hetimin qe eshte zhvilluar per kete mashtruesen, nga nje palaço prokuror ne SPAK, i cili eshte njelloj si Irena. Mashtrues dhe hajdut. Pastaj hetimi nga Prokuroria e Pergjithshme. Pastaj nga Metani i partise dhe kryemknistrise, pastaj nga KLGJ e Soros, qe nuk e shkarkon mashtruesen pasi jane ende ne proçes verifikimi. Hahahah sa kam qeshur me keto cara komentues sufllaqe rilindas, te mjere dhe analfabete funksionale. Perfundimisht: Ymer botoji edhe mendimet tona kunder, kjo te ben mire se te pastron koken dhe te ben me te kthjellet.

                              Përgjigjjuni
                              1. 7
                                777

                                Të gjitha këto intriga i nxit Berisha me Bejlerin. Aty thuhet ka shkel ligjet greke, po ligjet greke e serbe ti shkelin ditë natë,ça po na prishin punë. Mua më shqetësojnë ata shqiptarë antishqiptarë që shkelin ligjet shqiptare duke mbrojtur ata greke e serbe. Këto duhet ti varësh në litarë. Që nuk lënë gjë pa sharë vendin e tyre si në Greqi dhe më në mënyrë të msheftë edhe në Serbi.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje