Detaje të reja dalin në dritë lidhur me aksidentin tragjik rrugor në Rumani, ku humbën jetën shtatë tifozë të PAOK-ut dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Mes viktimave ishte dhe një shtetas shqiptar, ndërsa një tjetër bashkëkombës mbeti i plagosur. Sipas dëshmisë së njërit prej të plagosurve, timoni i furgonit dyshohet se u bllokua gjatë një manovre parakalimi për shkak të sistemit të asistencës së korsisë, që ishte aktivuar në mjet. “Timoni u bllokua gjatë parakalimit për shkak të ndihmësit të korsisë”, mësohet se i ka thënë i riu i plagosur mjekut grek Dimitris Koukoulas, i cili ndodhej në spitalin ku u transportuan të rinjtë. Deklarata u bë e ditur nga vetë mjeku, gjatë një interviste për ERT.
Megjithatë, autoritetet theksojnë se kjo dëshmi mbetet për t’u verifikuar nga hetimi zyrtar. Ekspertët sqarojnë se sistemi i asistencës për mbajtjen e korsisë çaktivizohet automatikisht kur shoferi aktivizon sinjalin e kthesës, pasi sistemi “kupton” se ndryshimi i korsisë bëhet qëllimisht. Në pamjet video të aksidentit, sinjali i kthesës duket i ndezur, çka do të thotë se, nëse sistemi funksiononte normalisht, nuk duhej të kishte ndërhyrë në timon.
Çfarë është asistenca për mbajtjen e korsisë
Ndihma për të qëndruar në korsi është një sistem i avancuar sigurie që përdor kamera për të monitoruar shenjat horizontale të rrugës. Kur automjeti devijon pa dashje nga korsia, sistemi ndërhyn në timon për ta rikthyer në pozicionin e duhur. Megjithëse shoferi mbetet gjithmonë përgjegjës për drejtimin, ky sistem ndihmon ndjeshëm, veçanërisht në udhëtime të gjata ose në raste lodhjeje.
Funksionimi i tij ndryshon nga një automjet në tjetrin, pasi disa sisteme e mbajnë makinën vazhdimisht në qendër të korsisë përmes korrigjimeve të vogla të vazhdueshme.
Aksidenti tragjik
Aksidenti ndodhi në Qarkun Timiş, në rrugën DN6–E70, pranë qytetit Lugoj, në hyrje të unazës rrugore. Një kamerë e vendosur në një kamion që lëvizte në të njëjtin aks rrugor regjistroi momentin fatal. Në pamje shihet furgoni i zi me dhjetë tifozë të PAOK-ut, i cili sapo kishte parakaluar kamionin. Automjeti fillimisht duket se lëviz drejt korsisë së djathtë, por papritur devijon në korsinë e kundërt dhe përplaset ballë për ballë me një kamion tjetër që vinte përballë.
Përplasja ishte jashtëzakonisht e dhunshme. Furgoni u hodh jashtë rruge, ndërsa objekte të shumta u shpërndanë nga brenda tij. Bilanci tragjik ishte shtatë viktima dhe tre të plagosur, duke e kthyer udhëtimin drejt Lionit të Francës, për të ndjekur ndeshjen e ekipit të tyre të zemrës, në një nga ngjarjet më të rënda rrugore që kanë tronditur komunitetin e tifozëve grekë.
Natyrisht qe mund te ndodhe por kur i heq duart nga timoni.... Nese ke dhene shenje me sinjalin qe do te ndrrosh korsi atehere korrigjuesi automatik i trajektores del nga funksioni!! Na ra leshtë në timon...
Absolutisht e vërtet! Më ka ndodhur edhe mua kur rruga degëzohen në dy drejtime. Timoni qëndroi për 2 seconda në drejtim të degës që unë nuk doja të ikja. Shqetësimi që pësova është pak të thuash.
Ke te drejt Realist ! Me ka ndodhur kur rruga degezohej ne form (V) megjithese makina ishte e pozicionuar ne korsin qe te shpinte djathtas, timoni terhiqte per te vazhduar ne korsin tjeter !!! Nuk e shoh si nje ndihm te shtuar per sigurin e shoferit,perkundrazi ka momente qe te streson terheqja e timonit per te qendruar ne mes te korsis,aq me teper kur je ne shpejtesi te lart ne Autostrad pa limit !
Ka dhe nje mundesi tjeter …tja kene valuar ne hashash deri sa jane bere xurxull ….polaku , shoferi i treilerit midis te tjerave tha : nuk i pelqeu parakalimi ndaj cisternes …kjo do te thote se mundesia e bllokimit te timonit eshte thjesht alibi per justifikim ….ose i ka ndodhur gje me zemren ….ska rruge tjeter
Lajmet ne greqi nxoren se ishte i dendeur ne mall