Çështja Balluku, sot pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve

28 Janar 2026, 09:10Kronika TEMA
Çështja Balluku, sot pritet të mblidhet Këshilli i

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet sot në ora 12:00 pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku”, ndërsa pritet që të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres.

Por ndërsa palët do të ballafaqohen në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese nuk mori dje asnjë vendim.

Sot pritej vendimi lidhur me ankimin e Kryeministrit Rama për shpalljen si antikushtetues të vendimit të GJKKO që pezulloi nga detyra numrin dy të qeverisë, pasi pretendon se është ndërhyrje në punët e ekzekutivit.

Gjykata Kushtetuese do të marrë më shumë kohë për çështjen “Balluku” pas ankimit të Kryeministrit Rama lidhur me konfliktin e kompetencave mes tij dhe Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

1 Komente

  1. T
    Teodor

    Keta do thone presim kushtetuesen...film i njohur

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje