FOTO/ Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që humbi jetën, i riu tifoz i zjarrtë i PAOK

28 Janar 2026, 09:00Kronika TEMA
FOTO/ Aksidenti tragjik në Rumani, ky është shqiptari që

Personi që shihni në foto është Vasil Pilo, i riu shqiptar që humbi jetën këtë të martë në aksidentin tragjik në Rumani. Ai është identifikuar zyrtarisht vetëm pak minuta më parë nga policia rumune, e cila tashmë ka kaluar informacionin edhe drejt policisë greke.

Vasil Pilo mësohet se jetonte me familjen e tij në Alexandria të Imathias në Greqi prej shumë vitesh. Jashtë kamerave miqtë e tij tregojnë se Vasili ishte tifoz i zjarrtë i PAOK dhe ishte prezent në gjithë ndeshjet e skuadrës së tij të zemrës, e cila ishte dhe arsyeja që ai po udhëtonte drejt Francës sot.

Aksidenti tragjik ndodhi në Rumani, kur një furgon me tifozë të ekipit grek PAOK të Selanikut, të cilët udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lionit në Europa League, u përfshi në aksident në autostradën pranë qytetit Lugoj. Të gjithë tifozët ishin të moshës 25 deri në 30 vjeç. Sipas autoriteteve rumune, furgoni tentoi të parakalonte një kamion-cisternë, por gjatë rikthimit në korsi u përplas fillimisht me të dhe më pas kaloi në krahun e kundërt të rrugës, ku u përplas me një kamion tjetër. Në aksident u përfshinë gjithsej katër mjete.

Gjashtë nga viktimat humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit. Helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin e qytetit Lugoj.

Ministria e Jashtme e Greqisë dhe ambasada greke në Bukuresht ndodhen në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune, për identifikimin e viktimave dhe mbështetjen e familjarëve. Ndërkohë, Klubi i PAOK ka shpallur zi dhe ka njoftuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupave dhe ndihmën ndaj të plagosurve.

6 Komente

  1. H
    Hakiu

    Ne ç'do raste tragjik apo tregjedi ne shtetin grek, del te jete edhe ndonje viktim me prejardhje Shqiptare, bile edhe ne rastet e grupeve ekstreme apo nacionaliste greke quditrisht ka Shqiptare.Grupet apo berthama e grupeve se paku ne Ballkan kryesisht jane ultras me pikpamje ultra nacionaliste.Ne greqi keto grup tifozesh shpesh bejn thirje anti Kosove qe ne vetvete eshte edhe antishqiptare,i ndjeri sa ka ndihmu dhe kontribu ne thirjet apo eliminimin e ketyre thirjeve,po besoj se asimilimi i Shqiptarve ne shtetin grek eshte i thelle.Paramendo kur Shqiptari behet me grek se greku,sa te rrezikshum jane njerzit e tille.Ne funde sidoqofte ana njerzore e rastit tragjike, ngushllime familjeve te viktimave.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klimax

      Në këto momente mirë do ishte të heshtje, por me sa kuptoj gazrat metan të stomakut tënd nuk mund ti kontrollosh dhe qelb! Të jesh sportdashës i ekipit të zemrës ku ke lindur e rritur tregon respekt e dashuri për vendin ku jeton paçka prejardhjes apo identitetit familjar! Në përgjithësi shqiptarët nuk shkuan me detyrim në vendet ku emigruan dhe sigurisht nuk shkuan në internim, por në vende që u mikpritës dhe u bënë pjesë e atyre shoqërive ndryshe nga ju koqevarët që kudo ku shkoni në Perëndim, keni urrejtje patologjike ndaj kulturës së këtyre vendeve dhe e vetmja gjë që ju intereson është si të përfitoni financiarisht pa punuar gjithë jetën tuaj në kurriz të taksapaguesve vendas!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Remo

        E ti o Haki, behesh me turk nga turku. Edhe ne raste fatkeqesish, s'u rri ajo goja e qelbur, po mire Greqia qe qenka e lige, dhe vete kane shkuar e shkojne akoma Shqipetaret, po Europes, perse i thoni "Kuqke"? Perse ndodh qe, vetem diaspora turke dhe ajo kosovare, te votojne respektuvisht sulltanin dhe te ngjashmin e tij ne Prishtine, ate Albin baben a si e quani? Perse urreni cdo gje nga ai perendimi qe u cliroi, u beri shtet(dhe talleni me te), perse urreni mireqenien dhe te drejtat qe u ofron? Eshte fatkeqesi o kafshe, edhe po te mos kishte shqiptare mes tyre, te ishin greke,turq,bullgare a cdo gje tjeter, thuhet vecse: Te prehen ne paqe!

        Përgjigjjuni
      2. A
        Artan

        E kellufa,Hakiu edhe ka,edhe nuk ka te drejte.Shqipot jane bere edhe me Agimin e Arte,e dihet qe tifozet ultras,si serbe,si greke,jane nacionaliste te terbuar e antishqiptare.Por gabon kur e merr te mireqene qe aTA ishin te tille,jo cdo tifoz eshte ultras.

        Përgjigjjuni
      3. T
        Treni

        Ngushullime të gjithë familjeve të përfshira, shqiptare dhe greke. Tragjike.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Ben

          U prefshin ne page. Ngushellime familjes.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje