Avokati: Pashë vendin e ngjarjes ku u gjet Kastriot Myftaraj, e pamundur të jetë vetëhedhur nga ballkoni, vetëm po të ishte akrobat

9 Korrik 2022, 09:16Kronika TEMA

Avokati: Pashë vendin e ngjarjes ku u gjet Kastriot Myftaraj, e pamundur

Avokati, Kastriot Frashëri ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur lidhur me vetëvrasjen e gazetarit Kastriot Myftaraj, dy ditë më parë.

Frashëri tha se nuk besonte se kjo ishte një vetëvrasje duke shtuar se Myftaraj nuk vuante nga depresioni.

Më tej ai ka zbuluar detaje të reja pasi mbërriti në shtëpinë e të ndjerit, ku tha se pas ekzaminimit të vendit nga ku supozohej të ishte vetëhedhur Myftaraj, rezultonte e pamundur të kishte ndodhur diçka e tillë pas përmasat e tij trupore nuk ia lejonin këtë.

Mes të tjerash, avokati rrëfeu edhe bisedën me nënën e gazetarit të ndjerën për të cilën tha se e kishte ndjerë se diçka nuk shkonte.

Frashëri: Unë si një njeri që e njoh gjatë prej dy dekadash, miku im iku në mënyrën më të pamerituar nga kjo botë. Sepse një njeri i madh siç ishte ai, i kishte bërë përmendore vetes prandaj edhe miqtë i kishte të shumtë. Kastrioti kishte edhe admirim të veçantë nga njerëzit për shkak të temave që guxonte të trajtonte pasi edhe një pjesë e madhe e tyre binte ndesh me interesa të mëdha.

Unë nuk mendoj se e bëri Kastrioti diçka të tillë. Unë jam një nga njerëzit e parë që kam shkuar në familjen e tij. E ëma nuk dinte asgjë, dera ishte lënë hapur. Policia kishte marrë informacionet e neviojshme dhe për ta qetësuar i kishin thënë se Kastrioti u kishte kërkuar ndihmë dhe e kishin dërguar në ambulancë për të bërë disa ekzaminime.

Duke përfituar nga prania e oficerëve aty, unë kam dhënë një deklarim aty që kjo nuk është një vetëvrasje. Nuk mund të hidhej ai, kush e njihte e di se nuk mund ta bënte. Nuk është çështje depresioni kjo. 

Prandaj edhe në cilësinë e një avokati kam kërkuar zyrtarisht që kushdo që ka dijeni për këtë çështje duhet t’i referojë në organet kompetente. Si njeri i fjalës publike, guximi i tij që ishte i tepruar në një vend si i yni, e bënte akoma më të ekspozuar.

Në momentin që lajmi mori dhenë, unë gati u ktheva në një “call center” pasi pata telefonata të shumta ku jepja shpjegime njerëzve të shumtë që u interesuan. Kur shkova tek nëna e tij e gënjeva që erdha të takoj Kastriotin i thashë. Ajo më tha se kishte ardhur policia dhe ndihej e shqetësuar dhe tha se ishte këputur edhe teli i rrobave, mos ka ardhur ndonjë njeri tha. E ndjente zemra e saj.

Me instiktin e një njeriut të ligjit shkova të shihja edhe vendin, kur pashë ballkonin e kuptovs se aty nuk mundej, të paktën për përmasat trupore, edhe unë nuk do mundesha dot, jo më ai që ishte më i shëndetshëm. Duhej të ishe një akrobat.

20 Komente

  1. B
    Ben

    Kastriot Frasheri eshte i çmendur vete.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ..

      Kqyrjen e vendit te ngjarjes nuk e bejne avokatet, por ekspertet e policise kriminale. Kastriot Frasheri nuk ka asnje kompetence per kqyrje, vleresim apo nxjerrje perfundimesh nga vendi i ngjarjes. Kryesorja, nuk ka kqyrur ballkonin. Ku nuk rezukton tani per tani qe te kete pasur prani personash te tjere perveç te vetehedhurit Kastriot. Nuk ka kerkuar asnje perftim pamjesh nga telekamerat afer pallatit. E dyta: avokat i kujt eshte? Cilin perfaqeson? Kush e ka kerkuar si keshilltar apo mbrojtes ligjor; Myftaraj nga bota tjeter? Ky Frasheri po shfaqet nje sharlatan i vertete qe kerkon te perfitoje dhe nga nje çast i tille. Ne vend te mbaje zi per mikun shkon e derdellit gjepura.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Suela

        Ti me dy pika .. pse te djeg kaq shume? Pse keqinterpeton qendrimin e avokatit. Ai kedo te degjosh per te thone se eshte se pari nje njeri i nderuar, e nuk flet kot? Por to je nje monster e shkofsh ne ferrrrrrrrr, se nuk je per kete qyteterim!

        Përgjigjjuni
      2. L
        Leonard Tole

        Paske bere bere zbulim te madh o Ben se ne e njohim zotin Frasheri si fisnik, njeri te ditur dhe mirëbërë, si humanist te madh dhe me karakter. Por me kafshe qe nuk I gjen ne asnje kontinent vetem ketu ne Albani eshte tufa e komentuesve ketu me poshte qe te degjosh keta shkon direkt ne diare:

        Përgjigjjuni
      3. a
        ardi

        shok te mire paske patur, nje shpifes i ndyre.Me thuaj me ke rri te te them kush je,

        Përgjigjjuni
        1. C
          Ca thu me

          Po si ske turp qe e shfrytezon vdekjen e atij per kohe ne tv e gazeta? Sipas llogjikes tende permasat trupore sja lejonin. I bie qe 5 veta ju futen ne shpi atij, pa dijenine e te jemes qe ta hidhnin me dhune, debil.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejtesia e munguar

            Erdhën ruset dhe e hodhën... Po punove për Moskën fillon dhe ashtu pa pritur ha qiqra të kripura....

            Përgjigjjuni
            1. j
              juristi

              Degjojeni kete rroten e carit se qenka dhe njeri i ligjit.Keta jane muterit e sjelle ne gjykatat e prokurorite tona nga kryemuti Berisha

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tiku

                Shikoni kur te dale Sali Kerma ne konference shtypi dhe te akuzoje "segmente te erreta te qeverise Rama" qe e kane hedhur sepse do te ligjeronte ne mitingun e satrapit Sali!Pas kesaj me siguri qe segmente te "ASPAKUT" do veprojne menjehere duke hapur nje dosje e vene ata nen hetim. Govorit Moskeva! Shenim:Te gjithe depresivet nga temperaturat e larta ,jane te destinuar per te tille preçedente .

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tarasi

                  Më thuaj me cilin rri të them se kush je, është shprehja e urtë... Këta lloj tipash debilë duan të duken disi njerëz të veçantë me injorancën që mbartin... Kaq asgjë më tepër...

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shqiptari i Ilirisë

                    Ky i shkreti është nga ata tipat që nuk i pjerdh askush dhe vdes që të bjerë njëçikë në sy.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Niko

                      Ti je me kar nga ai

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zyko Hetuesi

                        Atehere, kastriot avokatit,e Ke hedhur ti,Nese nuk e Ka hedhur e jema.ose hetuesia te zbardhet tabulatetme Ke Ka folur se fundmi dhe cfare Ka thene.Po te pyes:-sa kohe pas "vrasjes"shkove ti(i pari,Sic thua vete)?Kush te lajmeroi se kastrioti u hodh nga dritarja?cila dere ishte e hapur,Ajo e dhomes se mamit,appo Ajo e Appartamenti?Pra Edhe se Ke vajtur ta zeme i pari pas dy oresh (nuk e Ke ditur),dera Ka qene e hapur(mos valle per fresk?vape e madhe ne ballkan).Nese Ke vajtur pas nje ore gjej alibi.

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Haka Tekizoti

                          Avokati!!!! Arsyetimi i tij tregon shumë për nivelin mizerje që paska. Ai s'e kupton dhe s'ka për ta kuptuar kurrë se çfarë energjish negative nxit depresioni, falë të cilit e pamundura bëhet lehtësisht e mundur.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dinamo TR.

                            Ky tip avokati duhet të jetë nga militantët e Sali Berishës, nga ata që ndezin zjarrin e përçarjes, me shpifje dhe gënjeshtra.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Alibi te kota

                              Shpjegimi me i besueshem per “vetehedhjen” nga ballkoni i shtepise eshte informacioni qe ai shperndante ne ato 5 minuta emision!! Ishte nje kurdisje jo perfekte e alibive. Ate e kane hedhur dhe s’e luan topi!! Asnjehere nuk ka per t’u zbuluar se sot drejtesia eshte ne dore te atyre qe urdheruan zhdukjen e tij ashtu sic ishte ne kohen e aksidentit te Kosta Trebickes ne duart e Berishes

                              Përgjigjjuni
                              1. n
                                neri

                                Avokat RRK komplet....

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Damian Qollopiti

                                  Shkruani si të doni ju patronazhistë... Kastriotin e eleminuan "për arsye shtetrore". Dhe nuk kanë për t'u zbuluar vrasësit e kualifikuar, ashtu si nuk do merret vesh kurrë si vdiqën 4 rusët në Qerret...Edhe ata për arsye shtetrore. Ngalasuni me Ramën tuaj dhe shani te vdekurit, o njerëz...Kjo e bën efikas shërbimin tuaj.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kombi i te marreve

                                    O car qillopi une isha aty edhe kaci bertiste per ndihme se kane ardhur myslymanet e hoxhes te me vrasin,nje here bertiste,me ndihmoni se ka ardh rama me sopate.... Therriste saliun ta shpetonte.... U mblodh gjithe lagja ,por ishin njerez te rames dhe nuk e ndihmuan,vetem i dhane nje te shtyre. Edhe kaci bertiste govorit moskva si hero i vertete...

                                    Përgjigjjuni
                                  2. D
                                    Davidi

                                    Po teli i rrobave pse ishte keputur?! E ka keputur ai kur ka rene nga tarraca. Nese ai duhej te ishte akrobat, "ata qe e kane hedhur", paskan qene vinça!

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje