“Zhvarrosim dy të tjerë dhe ju ruajmë varret”, zbardhet dosja e prokurorisë për "pazarxhinjtë" e Tufinës

8 Korrik 2022, 17:11Kronika TEMA

“Zhvarrosim dy të tjerë dhe ju ruajmë varret”,

Hetimet disa mujore të kryera nga prokuroria e Tiranës zbardhën edhe skandalin që ndodhte në varrezat publike në Tufinë. Në dosjen e prokurorisë thuhet se punonjësit që merreshin me administrimin e varrezave, por edhe drejtues e punonjës të Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, nëpërmjetryshfetit u rezervonin qytetarve tokë për t’u prehur në banesën e fundit.


Në dosje janë zbardhur disa dëshmi të qytetarëve të ndryshëm të cilët janë të përfshirë në skemën e blerjes së tokës për varre. Kallëzuesja me inicialet M.S ka rrëfyer para hetuesve se para tre vitesh ka kërkuar të ketë dy varre në Tufinë, një për vete dhe një për bashkëshortin. Ajo thekson se në Shtator të vitit 2019, ka takuar një person me emrin Bujar Lica që punonte si shofer tek varrezat e Tufinës.

Denoncuesja thekson se Bujari i ka treguar se kishte njohje me Adin që ishte përgjegjës varrezash dhe se ky person mund t’i ndihmojë për të gjetur vendet e varreve. Në dokumenta thuhet se personi i identifikuar me emin Adi i ka treguar çiftit të bashkëshortëve për dy varre, brenda të cilëve preheshin dy trupa. Ai u ka kërkuar atyre shumën prej 50 mijë Lekësh të reja që të bënte zhvarrosjen e dy trupave dhe t’i fuste kufomat në vende murale dhe në vend të tyre, të shkruante në varre emrat e denoncueses dhe burrit të saj.

Ajo ka treguar se iu deshën disa muaj që të grumbullonte paratë dhe se më pas ia ka dhënë Bujar Licës në makinë shumën prej 50 mijë Lekësh të reja. Denoncuesja thekson se 6 muaj më vonë përgjegjës për varrezat kishte ardhur një tjetër person dhe se ai i kishte thënë nuk kishte dijeni për problemin e saj. Në dosje thuhet se 81 vjeçarja është lidhur në telefon me Bujar Licën por ky i fundit e ka mashtruar prej vitesh. Po ashtu në dosje thuhet se drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë, Eljodor Ndini ishte në dijeni për një gropë varri të hapur nga inxhinieri dhe ka marrë lekë për këtë varr.

Në dokumentat e siguruar nga Klan News janë zbardhur disa biseda që ka bërë në aplikacionin WhatsApp me qytetarë të ndryshëm rezulton që Eljodor Ndini i dërgon një foto të legalizimit, të një qytetari një personi me ermin Julian. C Akshi. Gjatë bisedës ata flasin edhe për një kredi të butë që jepet nga bashkia duke i kërkuar që të ndërhynte. Në bazë të hetimeve të kryera nga prokurori Bledar Valikaj rezulton se nga komunikimet që ka bërë Eljodor Ndini janë zbardhur edhe abuzime të tjera.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt shpërblimit nga 30 deri në 50 mijë Lekë të reja, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm, në varrezat e Tufinës. Prokuroria ka kërkuar për 6 të dyshuarit masën e sigurisë arrest në burg, për dy të tjerë arrest në shtëpi.

2 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Ne varrezat e Tufines eshte nje skandal i vertete. Parcelat nuk pastrohen, vidhen vazot e luleve, behen zhvarrime dhe kapakete arkivoleve lihen midis varreve, PER CDO VARIM qytetaret japin leke.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dini

      Tmerr! Me e tmerrshme kjo çfar ju tregoni Vito! Po kapaket e arkivoleve perse hiqen? Perse lihen aty! Ky horror shton edhe me shume dhembjen per te afermit qe prehen aty. Askush s’mund ta paremendoje qe mu ne zemer te eu jeton ne popull kaq injorant.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje