Prangosen dy të rinj në Tiranë, policia: Rrahën të dashurat

8 Korrik 2022, 14:44Kronika TEMA

Prangosen dy të rinj në Tiranë, policia: Rrahën të

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 të rinj pasi akuzohen se kanë ushtrua dhunë fizike ndaj të dashurave të tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan me iniciativë shtetasin L. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, bëjnë me dije blutë.

Në njoftim thuhet  gjithashtu se nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

1 Komente

  1. l
    lenci bira

    Bathoja,paskuqani,astiri keta jane miqet e salih terroristit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje