Rikthehen në detyrë prokurorët e SPAK, Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu

7 Korrik 2022, 17:14Kronika TEMA

Rikthehen në detyrë prokurorët e SPAK, Elvin Gokaj dhe Alfred

Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e shkallës së Apelit në Gjykatës Administrative që pezullonte nga detyra dy prokurorët e SPAK, Elvin Gogaj e Alfred Shehu.

Gjykata urdhëroi prishjen e vendimit dhe kthimin për gjykim në Apelin administrativ, por me një tjetër trupë gjykuese.

Vendimi është marrë në dhomë këshillimi, ndërsa më herët Gjykata Administrative pranoi kërkesën e prokurorës Sonila Muhametaj që ankimoi skulifikimin nga  KLP për një vend në prokurorinë e posaccme.

Në atë kohë, gjykata i ka vlerësuar si jo të rregullta procedurat për zgjedhjen e dy prokurorëve, Elvin Gogaj dhe Alfred Shehut dhe se duhet rishikuar procedura në të cilën është zhvilluar gara.

Lini një Përgjigje