"Qeveria shqiptare cenoi statusin e gjyqtarëve, duke iu hequr pasaportat e shërbimit"

6 Korrik 2022, 10:52Kronika TEMA

"Qeveria shqiptare cenoi statusin e gjyqtarëve, duke iu hequr

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin, në të cilin u dha të drejtë gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe të Apelit për rikthimin e pasaportave diplomatike dhe ato të shërbimit.

Kjo pasi qeveria ua kishte hequr që nga janari i vitit 2020.

Në arsyetimin e Gjykatës së Lartë theksohet se Këshilli i Ministrave – të cilit i është deleguar nga ligjvënësi pushteti për të nxjerrë aktin nënligjor normativ për të pajisur me pasaporta diplomatike dhe shërbimi disa funksionarë publikë –  ka cenuar haptazi dhe pa asnjë arsye të përligjur një të drejtë të fituar më parë prej tyre.

Në vendim shkruhet se gjyqtarët e kanë përfituar të drejtën me ligj për t’u pajisur me pasaporta shërbimi, ndërsa thekson se pretendimet e Këshillit të Ministrave nuk kanë natyrë të drejtpërdrejtë kushtetuese.

“Qeveria hoqi të drejtën e përfitimit financiar të përballimit të pagesës për pajisjen me pasaportë shërbimi nga buxheti i institucionit, ku gjyqtari ushtron detyrën”.

Në vitin 2020 qeveria u hoqi gjyqtarëve këtë privilegj, ndërsa padia u bë nga Shoqata e Gjyqtarëve përfaqësuar nga gjyqtari Erion Bani.

Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë pasaportat u rikthehen gjyqtarëve të Shkallëve të para dhe apelit në të gjithë vendin.

Heqja e pasaportave diplomatike për 350 persona, mes tyre ish-deputetë që u ka mbaruar mandati ose gjyqtarë që nuk kanë kaluar procesin e vettingut ishte qenë një vendim i marrë nga ministri i sapoemëruar asokohe në Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

4 Komente

  1. D
    Dy Kriminelet e Lalzit i kan vene ne levizje qent

    paska Derdhur Mijonat edhe njiher salih brrisha dhe ilir meta ,hahaah me mendimin se po arrijne dicka me bandat e tyre ne 7 -korrik .E kane filluar me spurdhjaket e putanat e Gazetave e Medieve Bordello dhe tani paskan hudh ne Gropen e Zeze edhe Gjyqtaret te cilet njihen nga te gjithe qe jane pjes e Krimit te Organizuar nga Banda e Lalzit salih meta . - Vendimet e Qeverrise nuk diskutohen nga nji Grup Kriminale ,ndersa gjyqtaret eshte mire te bejne Detyren per te cilen paguhen dhe mos te behen Vegel e Bandes se Krimit salih meta . - Hidhuni perpjet si Majmune nga dega ne dege se Mut do hani te gjithe bashke ,ju jeni Kanceri i Jetes se Shqiptareve qe u Pasuruat mbasi shkelet mbi jeten e te Ardhmen e qytetareve shqiptare, duke mashtruar ,duke abuzuar me Ligjin dhe Postet e mbajtura . Ne Litare duam t'ju shofim te gjithe ju Kancerozeve Esadiste

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fjala ime

      Po mire, perse nuk u behen pasaporta te veçanta sherbimi por pasaporta diplomatike, ata s'jane diplomate, por specialiste ne profesionin e tyre?! Pastaj, gjyqtaret qe s'kane kaluar procesin e vetingut arratisen si u arratis BABALJA ne Kosove, mori azil politik se kercenohesh nga drejtesia shqiptare demokratike dhe pastaj ju transmetua Brukselit. E mbani mend Lirak Bejkon apo e harruat si 1997-1998, Gerdecin e 21 jenarin?! rrofte prokuroria dhe gjykatat fallco!

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Po gjygjtaret a pak ja kane nxire jeten ketij populli?heqja e papsportes eshte luks ne krahasim me vendimet kriminale qe kane marre ne kurriz te popullit!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hasan Spahiu.

          Vendimin i gjukates eshte antikushtetues.Gjukata,per rrjedhoje dhe gjukatesit,Kane sfere veprimit te caktuar.Limiti eshte Brenda territorit te Republikes se Shqiperise.Pse iu duhet passaporte sherbimi jashte shtetit?AQ me teper qe cdo individ,kushdo qofte ,eshte i lire te levize ne te gjithe Europen pa vize,ne cdo kohe.Madje Edhe ne Dubai,Nese duan te kalojne pushimet me dama shoqeruese

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje