24 kompani kryejnë 189 milion dollarë evazion fiskal me inceneratorët? SPAK vihet në lëvizje

5 Korrik 2022, 11:55Kronika TEMA

24 kompani kryejnë 189 milion dollarë evazion fiskal me

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet pas denoncimit se 24 kompani kanë kryer 189 milion dollar evazion fiskal të lidhura me inceneratorët. SPAK ka nën hetim inceneratorin e Tiranës por pas denoncimit të ri të ardhur nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ditën e djeshme, SPAK ka konfirmuar për ABC se ka nisur verifikimet në lidhje me këto 24 kompani.

Lëvizja Socialiste për Integrim do t’i paraqesë të tjera prova SPAK-ut për çështjen e Inceneratorëve. Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi denoncoi një prej kompanive që në librat e shitjes faturonte fruta teksa në librin e shitjes faturonte hekur dhe beton.

Për të humbur gjurmët sipas kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që nuk kishin lidhje me to. Një kompani me vlerë 6 milionë dollar ju shit një kamarieri.

Po ku janë paratë e fituara nga këto kompani?

Në Sharrë kompania fituese e inceneratorit ende nuk ka vendosur asnjë pajisje, por nga ana tjetër ajo ka përfunduar ndërtimin e një sere ku kultivohen domate.

Për kryetaren e LSI e gjithë skema është bërë me bekimin e kryeministrit, ndërsa nga ana tjetër foli edhe për përfitime nga Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha. Të gjithë dosja për këto kompani pritet që LSI ta paraqesë në SPAK, ku sipas kryemadhit e vetmja gjë që duhet të bëjnë prokurorët duhet të jetë verifikimi  fakteve.

Kryetarja e LSI tregoi rastin kur një çift të moshuarish, që sipas saj janë  94 dhe 95 vjeç, kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë. Bëhet fjalë pikërisht për dy të moshuarit në foto, me emrat Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, të cilët rezultojnë me pasuri marramendëse.

 “I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tejtër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi.

Përfitues të inceneratorëve, Kryemadhi akuzoi se janë edhe njerëz të PD-së së Lulzim Bashës.

4 Komente

  1. T
    Tani

    I di te gjith kryemadhi se ka marr pjesen e vet!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sa te vij 7 korriku e te vendoset drejtesia berish

      Ketu ne albanistan eshte bere deti kos dhe kush mund te vjedhi kush tja fus njeri tjetrit.. Dhe turkoshaket vetem mburren duke bere shqiponjen me duar qe nga presidenti budalla e deri idjotet qe pushtojne e shkatrrojne.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Petro

        Spaku të verifikoj pasurit e buçes dhe zagarit të LSI sepse kanë pasuri më shumë se trafikantët e drogës. Me ç'farë të ardhurash e ndërtoj buçja , vilën në gjirin e Lalzit ? Spaku po godet midhjet dhe lë të lirë peshkaqenët e LSI .

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjergji

          Nje populli te lodhun, si shqipetar te njohun, edhe dhjamin e syrit duan me ja hanger. Me kujtohet tufa e hijenave. i Bini shqipos, e kusur mos i lini. Therrisni efhe ndonje tufe tjeter, ka per te tere.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje