“Me pasuri 30 milionë dollarë”- 90-vjeçarja: Jetoj në azil, nuk i njoh personat që më përfshinë në mashtrimin e inceneratorëve

4 Korrik 2022, 18:15Kronika TEMA

“Me pasuri 30 milionë dollarë”- 90-vjeçarja: Jetoj

Haxhire Gurakuqi, 90-vjeçarja me biznes 30 milionë dollarë në Lezhë ka rrëfyer të vërtetën e akuzave që rëndojnë mbi të, si përfituese e parave të inceneratorëve. 

E moshuara thotë se jeton në azil në Tiranë, pasi i është dëmtuar shtëpia nga tërmeti. 

E pyetur nëse ajo ka dijeni për bizneset që janë në emër të saj dhe përfitimet nga inceneratorët, e moshuara thotë se nuk di gjë.

Për biznesin në Lezhë në emër të saj dhe 94-vjeçarit Thanas Çani, 90-vjeçarja shprehet se nuk ka qenë kurrë në këtë qytet.  

Ajo sqaron se të dhënat e saj janë marrë nga pasaporta, ndërsa shton se nuk i njeh personat që e kanë përfshirë në mashtrim.

“Kam jetuar në shtëpi me qira mbi 20 vite. Tërmeti më shembi shtëpinë Iu drejtova bashkisë, nuk më ndihmoi. Jetoj në Azil që në momentin që ra tërmeti. 

Nuk i njoh personat që më kanë përfshirë në këtë mashtrim. Jetoj vetëm me lekët e pensionit, kam rënë pre e mashtrimit. Mi kanë marrë të dhënat nga pasaporta. 

Unë as nuk e di çfarë janë këto kompani. Më thanë ke një biznes të madh në Lezhë, ndërkohë që unë nuk kam qenë kurrë në atë qytet”, thotë ajo.

Ajo shton se një moment kursimet e saj prej 600 mijë lekësh të vjetra në bankë ishin bllokuar dhe në në azil iu paraqitën dy persona që pretendonin se ishin prokuror, të cilët i dhanë një letër për të firmosur në mënyrë që të zhbllokohej llogaria bankare.

Sipas saj ndoshta firmosja e këtij dokumenti dhe marria e të dhënave të pasaportës prej atyre personave ka bërë që kompanitë të hapen në emër të saj.

Ajo thekson se shtyhet vetëm me pensionin e saj dhe shton se nga kjo histori nuk ka mundur të marrë as kursimet prej 600 mijë lekësh që ka pasur në bankë.

Mbi 20 vite me qira. Kërkova shtëpi sociale, më kërkonin dokumente. Ngela. Ju drejtova bashkisë për shtëpi, nuk ma gjetën, nuk ma dhanë. 

Një në bashki, e kisha timen, u detyrua që mori këtë në telefon, i tha po e pranon me kaq lekë, se 160 mijë paguaj, do ta pranoj tha ai. Drejtoresha ime, duke parë gjendjen time i bëri thirrje nxënësve, unë kam filluar në 63-shin në shkollë, iu drejtua nxënësve, matura e 73-shit, u bënë gati 1 milionë.

Futa 600 e ca të vjetra në arkë, dy ditë që i kam mbajtur, i kam futur në dhe. Ku flija unë ishte një shtëpi vetëm me kollonat. Bashkia s’më ndihmoi.
Të ardhurat e vetme të miat janë vetëm nga pensioni. Shkoj atje më gjen dokumentet ai, më thotë, ty t’i kanë bllokuar tatimet se je debitore.

Ke biznes më tha në Laç e ku di unë, se di nga bie Lezha, s’kam shkuar kurrë. Unë kërkoja lekët e mia, 600 mijë lekë të vjetra, doja t’i merrja. Të paktën të paguaja 200 mijë. Kur më thanë, i thashë rrini rehat dhe mos u tallni me mua. Nuk jam bërë për t’u tallur, kam qenë strikte.

Kanë gjet pasaportën, e marrin dhe atje ku dalim në fotografi, ato te gjendja civile, paguan atje një sasi lekësh. Pasaportën e kam dorëzuar në Laprakë. Nuk e di ku e kam bërë tani, nuk më bie ndërmend. 

Nuk kam dyshime. Kur shikoj unë, ua i thashë, e kisha marrë lajmërimin se mi kishin bllokuar. I thashë, o gra, ikni dhe mos më tallni. Shkoj te ai i bankës i them, dëgjo këtu, s’më ngelet gjë tjetër, t’iu hedh në gjyq, se më keni bllokuar lekët. I thashë shikoje sa biznesmene jam unë.

Unë nuk di Lezhën, jo më të tjera. Kompanitë që fliten nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk njoh askënd, as ato çunat. Ku ta çoja unë në këtë moshë, pres ditën kur të vdes moj bijë.

Më vijnë dy djem këtu, më thanë jemi të prokurorisë, kemi ardhur për punën e atyre lekëve që të kanë bllokuar. Më dhanë dokumente për të firmosur, i besova se thanë jemi të prokurorisë. Më thanë që do kisha mundësi të merrja paratë e mia.

Drejtori më bëri një shenjë, po unë e kuptova vonë. Ma bëri me dorë, që mos e firmos. Por unë e kisha firmosur. Ishin dy persona. Kam dyshime tani. Marrin pasaportat, japin lekët dhe marrin pasaportat.

Unë kam qenë ndihmës mjeke, 35 vjet kam punuar në shkollën e mesme të minierave. E gjitha që më kanë bërë, është mashtrim, hajdutët. Pasi firmosa, as kursimet e mia nuk i mora dot. Zoti të marrë hak, jam në hallin tim“-deklaroi e moshuara.

Kujtojmë se në emër të çiftit të të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi, 95 dhe 90 vjeç janë kryer veprime me miliona euro dhe janë faturuar të ardhura nga inceneratorët në vlerën 5 mln euro.

Në bazë të dokumenteve që publikoi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dy të moshuarit janë bërë përfitues të 30 milionë eurove. Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi rezultojnë me pasuri marramendëse.

“Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi kanë kompani 35 milionë dollarë, u është shitur dy personave njëri 94 dhe tjetri 95 vjeç duke faturuar fatura fiktive dhe false. 

Kompanitë shërbejnë si lavatriçe për pastrimin e parave. Këto kompani i kemi hetuar se kanë dalë të lidhura me inceneratorët, kemi arritur në rezultatin se janë të përfshira kompani që kanë fituar konçesione.

 I gjithë sistemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte nga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme.

Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tjetër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë” u shpreh Kryemadhi.

26 Komente

  1. g
    goni

    ju befshin ilace atyre plehrave qe perfshijne pensioniste ne kete mes ..........dhe ti lali eri te qifsha ropt ku ti kesh qe i le njerezit rrugeve

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Në shqipëri zhvarrosin të vdekurit,imagjinoni çfarë mund ti bëjnë të gjallëve.

      Përgjigjjuni
      1. i
        i njoh une

        i njoh une Edi Rama, Arben Ametaja, dhe Damire Gjiknuri me shoke të kane dhëne £30 miljone dollare demek në leter se dollaret e vertet i Ka marre Rama me shoket e vet. Por ama edhe Monika Krymadhi, ilir Meta dhe Sali Berisha bashke me gjith familje jane hajdute dhe kriminela një soje si Ed Rame Erdogani me shoke. Poshte mentaliteti Turke Otomane Talibane poshte korrupsjoni poshte Edi Rama Sali Berisha dhe ilir Meta.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Raimond vlonjati

          Po po mor krijese e qelbur , Sala me Meten e kan fajin , qe vjedhin keta sot me miliarda dollare

          Përgjigjjuni
          1. R
            Raimond vlonjati

            Po po mor krijese e qelbur , Sala me Meten e kan fajin , qe vjedhin keta sot me miliarda dollare

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rroftë Gjermani

              Je mbret bravo.i ke rene pikes

              Përgjigjjuni
          2. T
            Tarras-Bulba

            Mos u boj merak o Kryekurva se do i dali dhe zoni kesaj pune... Keto jane skenaret qe perdornit per te vjel leket e shtetit me afaret e pista dhe tani perpiqeni t'ia hidhni qeverise... Pse s'i nxjerr kopjot e dokumentave si prova te p'a kundershtushme, por del e ben keto deklarime per shtypin per te mbuluar afaret e pista me tet shoq dhe tet vella e shume te jera si kjo...

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luli

              Filluan llapaqenet te mbrojne qeverine e Enverit , sry te Edit!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pal Vata

                Kusheriri i Damianit ky Thanas Cani!!! Nuk eshte i Mones(edhe pse nuk do cuditesha)! Di gje ti? Apo te na rroje partia!

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xxxx

                  O taras , o ta rastë gjithë Repubblika ty bashkë me familjen tënde o injorant i lindur

                  Përgjigjjuni
                2. C
                  Cudia Rilindase!

                  Per tu habitur qe media jone qe zbulon dhe jep konkluzionet perfundimtare pse u vra dikush vetem 10 minuta pas ngjarjes, media jone qe di gjithcka mbi fatkeqin e rradhes qe vret veten, media jone qe ben….. ore keta qe prej 30 vitesh bejne burrin me barre, nuk qenkan dot ne gjendje ti shkojne ne fund eres se qelbur te inceneratoreve qe ka mbytur Shqiperine prej disa muajsh! Vertete per tu habitur qe, ndersa „pronaret“ e inceneratoreve jane ne kerkim aktiviteti financiar vazhdon normalishte!? Kurse kur nje pronar biznesi ben nje aksident me makine i bllokohet jo vetem biznesi (qe ska lidhje fare me aksidentin) por telendiset nga media sikur te ishte djalli vete! Kjo tregon qe jetojme ne nje vend ku mediat jane Mafia vete, gjobevenesit me te medhenje! Shikoni kur te zhduket ky shkrim bashke me komentet qe nuk pelqehen nga KM dhe Fuga.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nici

                    E ka than kryemadhi? Ashte rren me bisht.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Himarioti

                      Pyet njehere Damianin se mos di gje! O mortja qe nuk u ha patronazhiste m....!

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Taulant

                      Nje gje eshte e qarte qe mbas vjedhjes qindra milion euro me inceneratoret eshte bastardi kerrici i Vucicit Edi Rama. Poshtersira firmosi 17 mareveshje ne nje dite vetem per te vjedhur Shqiptaret e varfer. E paket te imagjinosh vuajtjet e Shqiptareve prej ketij hajduti te pangopur . Njerezit po marrin buken me lista. Shpresojm qe parate e vjedhura per ilace ti shkojn per femijet e tij dhe mbase perendia i zhduk familjarisht kete familje te degjeneruar hajdutesh te popullit deri ne place.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tahipi

                        Po u hap puseta ne Shqiperi do d'ali muti sheshit qe ska Edrifuge ti bej derman, por puna eshte kush ka bythe ta hape.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mira

                          ...varrin e Shqiperise po e hap Perbindeshi i Vicidolit, Doktor Sali Mortja!

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Mira kender Mires

                            O Mira o te krypsha mendt!!

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Palluesi I Edvinit ne Paris

                              Ashtu Mira xhan, bravo. Hapi shalët tani te rraf me hislla pulen e detit se ngeli duke kakarisur ripjellja ripjellja..

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xxxx

                                Ja dhe Mira patronazhistë pickëqira

                                Përgjigjjuni
                            2. T
                              The truth

                              Po duroni more te uruar. Nuk eshte keshtu si eshte publikuar. Patjeter Ymeri do te bej nje editorial per kete ceshtje dhe do te shpjegoj qarte qe Ramiu nuk ka gisht, dhe e gjitha eshte shpifje e non- grates. Po te ishte e vertete patjeter qe do te kishte reaguar dhe Kimetja.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Social

                                Fajin e ka Saliu. 10 vjet ne opozitë por ai e ka fajin.

                                Përgjigjjuni
                              2. I
                                Indignados

                                Nepermjet ciles banke jane bere keto levizje parash? Banka te kerkon deklarimin e burimit per cdo qindarke, apo per don Agacin mbyllen syte! Ju qifsha nonen o qeveri e degjeneruar e kalbur pa moral

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Poli

                                  Vetem ne Shqiperi kushdo behet Administrator...ne BE kushtet jane shume strikte, arsimi ne fushen perkatese e shume kushte te tjera....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tarasi

                                    Shtet kurvë.... Nga Berisha NANO META RAMA të gjithë kryekurva janë... Vjedhje pa hesap miliarda dollarë... Popullin e fusin në burg se s'ka lekë për të paguar energjinë... Çohu Enver... Qiu motrat këtyre bushtrave...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Bollino

                                      O Mero, shkruaj pak Bollinos ta publikoi si lajm se la nam.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Bingo ne Azilin e Pleqve

                                        Si ka mundesi qe Kjo gje u ka shpetuar Insitucioneve te Rilindjes. Ku jane Patronazhistet, te cilet pa ju dridhur qerpiku ,futen ne cdo familje shqiptare dhe spiunojne per cdo gje . Ka shume mundesi qe pleqte ju kane dhene “ rryshfet” patronazhisteve. Kjo eshte “ Drama” e vertete. Ky eshte halli I Partise .Parate I kane Patronazhi stet, te cilet duhet Ti dorezojne se duhen per ndeshjen e rradhes. Por edhe ne kete rast , Partia e gjeti zgjidhjen, do bej Amnisti Fiskale . Dhe te gjithe jane te kenaqur,” asgje nuk ka ndodhur” pritet vetem grupi lab i Sarandes te kendoj kengen e rradhes.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje