Një ditë pas hapjes: Policia bën kërdinë në rrugën Kardhiq-Delvinë, "inagurohet" me gjoba

3 Korrik 2022, 18:36Kronika TEMA

Një ditë pas hapjes: Policia bën kërdinë në

Policia rrugore ka nisur kontrollën në rrugën Kardhiq-Delvinë një ditë pas inaugurimit të këtij aksi.

Nga pasditja e djeshme deri më sot janë hequr 8 leje drejtimi, kryesisht për tejkalim të shpejtësisë.

Policia po vijon monitorimin e qarkullimit duke përdorur makinat inteligjente dhe dronë.

 Njoftimi i policisë

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër dhe atë të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas hapjes se këtij aksi të ri për qarkullimin e automjeteve, kanë filluar menjëherë monitorimin e qarkullimit, duke përdorur Poliscan-in, 2 makina inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla në lëvizje me mjete të paloguara.

Gjatë monitorimit në këtë aks të ri rrugor, nga pasditja e djeshme deri në këto momente janë konstatuar kryesisht shkelje në drejtim të shpejtësisë, nga drejtues mjetesh që nuk kanë respektuar tabelat kufizuese për shpejtësinë e lejuar në këtë aks rrugor.
Janë pezulluar 8 leje drejtimi dhe janë vendosur 54 masa po për shpejtësi, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit.
Gjithashtu, janë vendosur 34 masa administrative për përdorim të celularit, në disa raste edhe për drejtues mjetesh që janë konstatuar duke filmuar rrugën, gjë që përbën rrezik potencial për tërheqjen e vëmendjes nga drejtimi i automjetit, që sjell si pasojë përfshirjen në ngjarje rrugore.
Janë vendosur 13 masa për parakalime të gabuara dhe 21 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Policia Rrugore do të vijojë monitorimin e këtij aksi rrugor dhe të akseve të tjera rrugore nacionale, 24/7, duke përdorur mjetet logjistike bashkëkohore që tashmë Policia Rrugore ka në përdorim, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

15 Komente

  1. L
    Lenci bira

    Bravo policia kafshet jane mesuar pa rregulla, jepuni dru mos i kurseni keta idiot

    Përgjigjjuni
    1. J
      Justinian

      Problem eshte kerdia qe behet me aksidente, jo me 8 heqje patente! Ju dhjefsha titujt!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptar

        Kush iken shpejt koken do haj

        Përgjigjjuni
        1. t
          tori

          Kush do te boj pilotin per lesh shkofte..kur se dun ata jeten e tyre....

          Përgjigjjuni
          1. A
            Atdheu

            Qe marrin jeten e tyre sme ndien fare por fare. Problemi eshte se marrin jete te tjera njerezish te cilet skane faj.

            Përgjigjjuni
        2. P
          Pershendetje

          Policia dhe ministria mburen Mburen dhe e quajne Aritje positive .Skandale pa fund......

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pershendetje

            Policia dhe ministria mburen Mburen dhe e quajne Aritje positive .Skandale pa fund......

            Përgjigjjuni
            1. S
              SB

              cfare perben skandal te mbash rregullin rrugeve o injorant ?

              Përgjigjjuni
            2. O
              O

              Pse nuk di njeri ne Shqiperi te mgase makinen si pjesa tjeter e civilizimit ? Pervec shpejtesise, vijat nuk ndiqen, secili per koken e vet

              Përgjigjjuni
              1. T
                Titulli idiot :"Policia ben kerrdin" !!!!!!!!!!!

                Ore Kafshe Talibanesh , njihni Fjalor Njerzish Normal ju ? Yyyyyt bajgat e njerezimit . Sigurishte qe do jet Policia aty qe t'i ngulitet kujdeo ne ment ,se duhen rrepsketuar Rregullat ne qarkullim /shpejtesia -qe neser ju gazetare mos t'ju marrin zvarre e hudhin ne kanal abuzuesit me rregullat e shpejtesine

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Atdheu

                  Bravo policise. Vazhdoni dhe mos i lini te qete se marrin jete njerezish.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shoqja Pandora

                    Bravo policia e edi rames! Ju lumte bijve te shqipes qe po i vene derrmen atmiqvr te ketij vendi! Jane mesuar berishistat tr shijne! Po ska se sic ua treguam vendin ne 45 ashtu bijte tane po i shkaterrojne kete klike te ndyre kriminele dhe kolaboracioniste! Bijte tane gjaku jone nuk do lere plehrat e kombit te martin pushtet! Rrofshin patriotet e vertete dhe bijte e tyre. Burri me i madh i kombit shqiptar Beqir Balluku!!!! Lavdi heronjve te kombit

                    Përgjigjjuni
                  2. Z
                    Zgjidhja

                    Lodhen kot me gjoba, sa shtojne noi lek ne buxhet...duhet me i vene gjobe atyre qe japin patenta me lek, 70% i kane marrre patentat me lek...skan per ta mesu asnjehere ta ngasin me rregulla se nuk idine

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Toto

                      Po cfar sinjalizimi rrugor ore, nga 90kmh ne 40kmh. Mbledhni lek sa te mundeni he kurr mos u ngopshi. Shtet mafioz.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje