Gazetari nxjerr detajet: Spiuni "Çelësi" në zyrën e presidentit Meta, SHISH e quan institucioni "A"

2 Korrik 2022, 11:52Kronika TEMA

Gazetari nxjerr detajet: Spiuni "Çelësi" në

Gazetari Elton Qyno deklaron se agjenti "Çelësi", i cili tentoi të shesë informacione të klasifikuara si sekrete shtetërore për një diplomat të huaj, nga vendet “jomiqësore”, dyshohet se ka qenë një punonjës pranë zyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, i cili tashmë është shkarkuar, sipas SHISH.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Quno shkruan se vetë SHISH, e evidenton në raport këtë agjent si punonjës të institucionit “A”, që sipas ndarjes alfabetike rezulton të jetë institucioni i parë i shtetit, Presidenca, dikaster ky që furnizohet në mënyrë të përditësuar me informacion sekret nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi Informativ Ushtarak.

Gazetari gjithashtu bën me dije se në tetor të vitit 2021, prokurori i SPAK Altin Dumani ka urdhëruar kontroll të banesave të personave të dyshuar në spiunazh, si Frederik Ymeri, Luftar Çunaj, Bashkim Abazi, Gjergji Koti.

Shkrimi i plotë i gazetarit Elton Qyno:

Agjenti “Çelësi” është në Presidencë, në Tetor 2021 SPAK kontrolloi pesë shtëpi,2 ishin të Fredi Ymerit

Agjenti “Çelësi”, dyshohet se është një punonjës pranë zyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dikaster ky që furnizohet në mënyrë të përditësuar me informacion sekret nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi Informativ Ushtarak.

Vetë SHISH, e evidenton në raport këtë agjent si punonjës të institucionit “A”, që sipas ndarjes alfabetike rezulton të jetë institucioni i parë i shtetit, Presidenca.

SHISH dhe SHIU, çdo ditë dhe thuajse çdo 30 minuta informojnë me raporte të ndryshme në mënyrë permanente institucionin e presidenncës, mbi aktivitete të dryshme dhe ngjarje të ndodhura, brenda dhe jashtë vendit. Ndaj dhe SHISH, punonjësit e këtij institucioni dhe personelin që shërben pranë Objekteve të Rëndësisë së Veçantë (ORV), i mban në monitorim mbi takimet dhe kontaktet e tyre të papërshtatshme me persona të huaj në Shqipëri.

Mësohet se ky rast është një episod i veçuar nga dosja tjetër e SHISH dhe SPAK, të cilën e kam botuar. Pikërisht në këtë dosje që hetohet nga prokurori Altin Dumani, jepen raporte dhe situata të kontrollit të banesave të personave të dyshuar në spiunazh, si Frederik Ymeri, Luftar Çunaj, Bashkim Abazi, Gjergji Koti.

Kontrollet janë ligjëruar nga prokurori Dumani dhe më pas kanë qënë agjentët e antiterrorit ata të cilët kanë shkuar në mesnatë nëpër shtëpia. Dy shtëpitë e para që janë kontrolluar, kanë qënë ato të Frederik Ymerit, ish-Drejtorit të Krimit të Organizuar në Shërbimin Informativ Shqiptar. Apartamenti i tij që ndodhet në afërsi të tregut Çam dhe shtëpia dy katëshe në Farkë, i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm, ku oficerët mësohet se kanë sekuestruar dokumenta, Lap-Top, USB dhe sende të tjera që janë në verifikim për procedimin penal Nr.3.

Qëllimi i këtij kontrolli të kryer në muajin Tetor 2021 të kryer në banesat e personave të selektuar nga SHISH si pjesë e një celule spiunazhi, është bërë për gjetjen e dokumentave të ndryshme me karakter “Sekret Shtetëror”, shënime të ndryshme dhe dokumenta që janë të falsifikuara.

Gjithashtu në focus të kontrollit të shtëpive dhe zyrave kanë qënë sekuestrimi i kompjuterave, Lap-Top, USB, karta memorie dhe paisje të tjera elektronike si telefonat.

Gjithashtu synimi ka qënë në sekuestrimin e shumave të parave në Lekë apo valutë të huaj si dollar dhe euro, të cilat mund të jenë mbajtur në banesë dhe përfituar nga aktivitet kriminal i tyre.

Mësohet se një pjesë e materialeve që janë gjendur në banesa dhe sekuestruar nga agjentët e antiterrorit, kanë qënë materiale pune qysh nga koha kur këta personazhe kanë shërbier pranë Aparatit Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Gjithashtu të sekuestruara nga OPGJ janë dhe dhjetëra studime dhe broshuara të ndryshme mbi krimin dhe spiunazhin.

12 Komente

  1. S
    Sara

    po c'pret tjeter, s'ka ngelur zuzar pa ulur te ndenjurat ne zyrat e shtetit duke nisur nga kreu... peshku qelbet gjithmone nga koka!

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Po po patjeter se Meta duhet te jete spiun, se ai mban lidhje me Serbine nepermjet miqesise qe ka me Vucicin .. Sepse armik kryesor ndaj Shqiptareve eshte Serbia, asnje shtet tjeter nuk krahasohet me urrejtjen qe serbet kane ndaj nesh Po te shikosh online serbet vjellin helm kunder nesh, keshtu qe nuk besoj se ka ndonje shtet tjeter me shume armik kunder Shqiperise sesa Serbia

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dinamo TR.

      Spiunët, në të gjitha kohërat dhe regjimet, janë klasifikuar si njerëz të rrezikshëm dhe janë denuar. Tek ne ka ndodhur e kundërta: Spiunët e kohës së diktaturës, kanë marrë statusin e të persekutuarit dhe janë shperblyer. Këta të sotmit, na qenkan të rrezikshëm dhe u dashkan denuar. Ku është ndryshimi, për nga rrezikshmëria shoqërore, midis atyre të kohës së diktaturës dhe këtyre të sotëm!?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Stefan

        Petraq Milo ka dhen dorehqjen si keshilltar i presidentit, para 6 muajsh

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dardan

        Celesi nuk punonte per vete por per Ilir Floririn, kreun e agjentures ruse ne Shqiperi.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          A thua ky "spiun" ti kete shpetuar Metes dhe te kete bere keto pune pa dijenine e tij?

          Përgjigjjuni
          1. Z
            ZOROOS

            Ne Shqiperi ka 220 spiune 195 te brendeshem dhe 25 te huaj Ne ambasada ka 13 me1 te huaj presidenca 5 MINISRIAe mbrojtes40 Ejashtme 38 6 shoqerus te matufave qe e quajne veten personalitet, 14 ne SHIK 12 ne SHIU agjent te vdekur deri tani 15 7 agjente ne LSI 6 nePDNJ i dini keto

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sahale-Shpellari

              Po ne e kemi ne gjak Spiunllikun, duke filluar nga LNC me spiunet qe spiunonin vellezerit e tyre tek pushtuesit nazi-fashist dhe sot jane bere heronj dhe dalin si te perndjekur politik, tek kryetaret e Frontit, sekretaret e partise dhe njerzit e thjesht qe spiunonin njeri-tjeterin per antenat, per veshjet, per ata qe degjonin Hit-Parade etj... Pra mos u cuditni or milet...

              Përgjigjjuni
              1. T
                TRAPA JANE.

                Vete Meta eshte celes.Ka dhe dy te tjere pas vehtes.Te pakten,per meten dhe nje tjeter Shishja ka patur te dhena me kohe .Per nje te trete i ka dale emri publikisht ne shtyp dhe nuk ka patur asnje reagim.Te pakten ta mohojne.Nje tjeter,ish nenkryetar te LSI e ka pritur vete Putini ne kremlin.Me cfare statusi?Asnje shpjegim.Shishja nuk e di kete?Spiunet jane sheshit dhe bejne politike.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  TRAPA JANE.

                  Vete Meta eshte celes.Ka dhe dy te tjere pas vehtes.Te pakten,per meten dhe nje tjeter Shishja ka patur te dhena me kohe .Per nje te trete i ka dale emri publikisht ne shtyp dhe nuk ka patur asnje reagim.Te pakten ta mohojne.Nje tjeter,ish nenkryetar te LSI e ka pritur vete Putini ne kremlin.Me cfare statusi?Asnje shpjegim.Shishja nuk e di kete?Spiunet jane sheshit dhe bejne politike.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Refat Sade

                    Po me Fredi Ymerin ish sigurimsin qe ka torturuar njerez, jete sadist e ricikloi ne shish fatos klosi krye spiuni i sherbimeve sekrete te vendeve ko mike. Ketij Fredi Ymerit duhet tja besh te njerat gjera qe u bente njerzve ne zonen e Devollit. Nje plak 70 vjec eaq tortuara monstruoze i ka bere si sigurims sa edhe e kastruar. Te njejtat tortuar duhet ti behen edhe kwtij tani ketij kelysh kurve

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      shqip

                      Kur Amerikanët të shpallin non grata, këtë nuk e bëjnë se ti i ke punuar 100tin popullit tënd. Korrupsioni e leshi me qime janë vetëm deklarata sipërfaqësore. E vërteta është që ky robi, bashkë me atë robin tjetër që do ta hidhnin me raketa andej nga mali me gropa , kanë punuar për vende jo mike të SHBA. Këta të mësipërmit, plus shumë të tjerë që jane brenda dhe jashtë vendit, me siguri matematikore janë rekrutë të kohës së Gazidedes. Kryesisht të lidhur me botën islame dhe atë sllave. Se bëri Saliu apo Meta nga një vilë në Lalez , amerikanëve nuk i plas fare, po fare. Ata nuk rrinë këtu për interesat e shqiptarëve që rrihen mes veti. Ata kanë interesat e tyre, dhe po e pane që u a ke me të futur ta këndojnë Malanaken. Dikush thotë : këto kanë lidhje me Sorosin. Budalla kush e shpiku, enuk kush e beson. Po pse, të gjitha administratat që ndërrohen në Amerikë, të gjitha Sorosi i kontrollon ? Po ky viktima e ka filluar luftën me ambasadorët që pa dalë Sheqerja në pension. Dhe më e bukura është se tufa e bagëtive që deri dje ngrinin dy gishtat lartë, sot janë antiamerikane. O mortja që s'ju ha me gjithë spiunë e me gjithë zullum , ( Saliun dhe Metën) !

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje