Gjykatat në kaos të plotë, Ulsi Manja me "pushime" të parakohshme

1 Korrik 2022, 10:20Kronika TEMA

Gjykatat në kaos të plotë, Ulsi Manja me "pushime"

Gjykatat në Shqipëri kanë hyrë në kaos të plotë, pasi avokatët kanë vendosur të bojkotojnë të gjitha proceset gjyqësore.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë mori vendimin për bojkot pa afat, për shkak të hartës së re gjyqësore, e cila mbyll një sërë gjykatash në rrethe.

Situata është e rëndë dhe në sfond nuk duket ndonjë zgjidhje.

Kjo, duke qenë se nga Qeveria ka një heshtje të plotë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, që duhej të negocionte për gjetjen e një zgjidhje, duket se ka nisur pushimet e parakohshme.

Ndaj avokati i Sajmir Vishaj i ka bërë thirrje atij që të ndërhyjë, sa nuk është vonë.

Ndërsa theksoi se gjendja është alarmante, Vishaj thotë se masat e sigurisë janë emergjente dhe qeveria nuk duhet të heshtë.

Kujtojmë se Ministria e Drejtësisë ka dhënë dakordësinë për Hartën e Re Gjyqësore, me anë të së cilës, nga 22 gjykata të shkallës së parë bëhen 13 dhe nga 6 Apele bëhet 1.

Brenda pak ditësh, kjo hartë do të shkojë në qeveri për miratim.

1 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Gjykatat shqiptare?....lol...Veting, SPAK...ahahhahahahhahahahahahaha dhe harrova Taku Avukati....lol Doni te beheni Evropiane, ju Arabia shqipfolese......lol

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje