DOSJA: Takimet e Fredi Ymerit të fotografuara nga SHISH, merrte USB dhe dorëzonte lekë, euro e dollarë

30 Qershor 2022, 17:51Kronika TEMA

DOSJA: Takimet e Fredi Ymerit të fotografuara nga SHISH, merrte USB dhe

Hetimi i SHISH dhe SPAK ka zbardhur aktivitetin e celulës së dyshuar për spiunazh shtetëror në Tiranë. Pesë personat e dyshuar, mes të cilëve spikat ish-zyrtari i SHISH, Frederik Ymeri, rezultojnë se janë takuar dhjetëra herë në Tiranë me kontaktet e agjentëve të vendeve jo mike me Shqipërinë. Në këto takime janë shkëmbyer USB dhe dokumente kundrejt pagesave në lekë, euro dhe dollarë. Prokuroria dyshon se ish- zyrtarët e SHISH dhe policisë kanë shitur të dhënat që mblidhnin përmes kontakteve të tyre në institucionet e sigurisë në vend.

Ora News zbulon detaje të tjera lidhur veprimtarinë e celulës së spiunazhit në Tiranë, e cila sipas SPAK-ut dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërvepronte me agjensi të huaja inteligjente, jo mike të Shqipërisë.

Sipas dosjes që disponon Ora News, rezulton se Frederik Ymeri, ishte personi shumë aktiv lidhur me sigurimin e informacionit të klasifikuar.

Këto informacione, thuhet në dosje, ai i siguronte nga lidhjet e tij në institucionet e sigurisë dhe konkretisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Shërbimin Informativ Shtetëror.

Ymeri rezulton të jetë babai i kreut të Agjensisë ADISA, Lorin Ymeri, por ky i fundit në asnjë rast nuk përmendet në materialin hetimor të siguruar nga televizioni Ora News.

Por ky hetim është shtrirë dhe në verifikimin e personave anëtarë të familjes, duke u marë në analizë veprimet e Ymerit dhe babait të tij, që dikur ka shërbyer si Drejtor i Krimit të Organizuar në aparatin Qëndror të SHISH.

Sipas dosjes hetimore, Frederik Ymeri, gjatë zhvillimit të kësaj veprimtarie, siguron dhe informacione nga dy lidhjet e tij të ngushta Gjergji Koti dhe Maksim Ferra, edhe këta të dy ish-drejtues të SHISH.

Komunikimet e Frederik Ymerit me dy personat e mësipërm janë periodike dhe gjatë zhvillimit të këtyre takimeve, shihet e njëjta mënyrë të vepruari.

Ata fillimisht kontaktojnë në telefon, pastaj lenë vendin e takimit, ku pijnë kafe dhe në kafe bëhet shkëmbimi i një USB-je me lekë, euro ose dollarë.

Gjatë hetimeve janë kryer përgjime në vende publike të shoqëruara me fotografime e filmime të Frederik Ymerit, Maksim Ferrës dhe Gjergji Kotit.

Nga këto përgjime në vendet publike të tyre ka rezultuar se Frederik Ymeri është takuar 16 herë me lidhjen e tij, Maksim Ferra.

Një herë të vetme është takuar me Gjergji Kotin, 6 herë është takuar me lidhjen tjetër Luftar Çunaj dhe 5 herë me shtetasin, Bashkim Abazi.

Në të gjitha rastet Frederik Ymeri, është takuar me Maksim Ferra, në të njëjtën bar-kafe dhe konkretisht në bar-kafe "C…", që ndodhet në rrugën "Reshit Çollaku" përballë Drejtorisë së Përgjithshme të Postës Shqiptare.

Gjatë takimeve të bëra midis këtyre dy personazheve, është konstatuar se në 9 raste, është bërë shkëmbim USB-je me shuma parash, ku konkretisht shtetasi Maksim Ferra i ka dhënë Frederik Ymeri USB, dhe në këmbim Fredi i ka dhënë shuma parash në lekq, por edhe valutë të huaj, ku konkretisht në një rast dollarë dhe në një rast euro.

Ymeri ka kryer një takim me Gjergji Kotin tek bar-restorant që ndodhet afër zonës së njohur si "Stacioni i Trenit", Tiranë.

Gjatë takimit është konstatuar Gjergji Koti, që i ka dhënë një copë letre të bardhë me shënime Frederik Ymerit dhe njëkohësisht i ka folur duke i treguar letrën.

Frederik Ymeri, pasi e ka lexuar për disa sekonda letrën, e ka futur në xhep dhe më pas është larguar duke ecur në drejtim të banesës së tij.

I gjithë takimi është dokumentuar edhe me fotografime.

Gjithashtu në raport thuhet se Ymeri është takuar me Luftar Çunaj 7 herë në bar-kafe që ndodhet midis rrugës "Çamëria" dhe rrugës "Kavajës", afër vendit të njohur si zona e "Dollarit", Tiranë.

Gjatë takimeve është konstatuar se Luftar Çunaj, i ka treguar dokumenta në format A4 Frederik Ymerit dhe kanë biseduar duke konsumuar kafe.

Ndërkohë nga ana e agjentëve të SHISH dhe Antiterrorit, thuhet se nuk është bërë e mundur të dallohet përmbajtja e dokumentave.

Ymeri është takuar 5 herë me Bashkim Abazin në bar-kafe që ndodhet tek zona e njohur si "Pallatet Agimi", Tiranë.

Gjatë takimeve është konstatuar se dy personat kanë konsumuar kafe dhe kanë biseduar midis tyre.

Edhe në këtë takim agjentët nuk kanë mundur të mësojnë se për çfarë kanë diskutuar dhe nëse dy këta personazhe kanë bërë ndonjë shkëmbim sendesh apo dokumentesh.

11 Komente

  1. J
    Jorgo

    po s'keni kapur "preshin' kot sa keni bere fotot...

    Përgjigjjuni
    1. t
      ta

      se po nuk i lexuam keto info do dobesohemi,se keto jane ushqim,se spakun duhet ta ndjekim kemba/kembes.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gaxha

        Ish sigurims Fredi Ymeri dhe të Mendosh që sa njerëz ka marrë në qafë si gjasme ish agjentë të asfalisë apo udb apo cia ne zonën e Devollit.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alfred

          Ky palaco ka qene kryetar I deges se puneve te brendshme ca kohe ne Kukes, nga fundi I viteve '80. Kohe kur u var dhe u la I varur ne publik poeti martir Havzi Nela! E sot ky soj me bijte e tyre kane ne dore celesat e zyrave te rendesishme te shtetit shqiptar! Ja prej nga buron dhe ku I ka rrenjet pushteti I ringjalljes se enverizmit! Te persekutoret e djeshem! Tash hani brockullat e qyfyret e haremit te Edvinit, nje tjeter pjelle persekutori!...

          Përgjigjjuni
          1. k
            kthhh

            A ka ligj per tradhetine kombetare Shqiperia?Dhe nqs po sa eshte denimi?

            Përgjigjjuni
            1. L
              LORA

              C'i duhen njerzve keto konspiracione te sforcuara ?!

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mandravello

                - Po "faktin"... a e pe ? - Fakti ishte mrena, nuk muna me e shof.

                Përgjigjjuni
                1. v
                  vaso

                  Kjo duket bla bla bla, shoket dhe miqt takohen, pine kafe bashke, shkembejne dhe letra ku shkruajne ndonje liber qe sot eshte bere mode por deri sa nuk dihet se cfar kane pasur ato letra perse aludohet.... Nqse ka teknike operative qe vertetlj e agjenturen ok... por kjo duhet vertetuar....

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Populli i thjeshte

                    Djalin drejtor te Adissa, vajzen drejtoreshe ne Bashki!!! Rilindas besoj!

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vini

                      Ti me emrin Lora do jeshe ndonje kelysh kurve sigurimi

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hajdari

                        ADISA, ku punon cunin ketij sigurimsit eshte Agjencia e Sherbimeve Publike. Pra ka ne dore te gjithe databazen e personave ne Shqiperi, me cdo lloj informacioni te mundshem. Duke filluar nga te dhenat personale deri te deshmite e penalitetit, pronat, pasurite etj. Prandaj SPAK-u duhet te shikonte me thelle, jo vec ta ngulte vetem koken po ta fuste komplet.....

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje