Plagosi me armë 51-vjeçarin, arrestohet i riu në Mirditë

2 Korrik 2022, 10:39Kronika TEMA

Plagosi me armë 51-vjeçarin, arrestohet i riu në Mirditë

Një 51-vjeçar i identifikuar si Martin Prenga mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së premtes pranë një pike karburanti në Mirditë, pas një sherri me dy persona.

Në informacionet paraprake bëhet me dije se fillimisht ata janë grindur, por më pas situata ka agravuar deri në  përdorimin e armëve.

I plagosuri ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Në prangat e policisë ka rënë 21-vjeçari me iniciale F.Gj  si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi A. Gj., 21 vjeç, banues në Mirditë.

Ky i fundit ka ndihmuar vëllain e tij, shtetasin që të largohet nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur nga autori.

Lini një Përgjigje