“Babalja” më 4 korrik në Apel, ja tre rrugët e Salianjit: Nga burgu tek dënimi alternativ

2 Korrik 2022, 16:12Kronika TEMA

“Babalja” më 4 korrik në Apel, ja tre rrugët e

Në Gjykatën e Apelit Tiranë pritet shqyrtohet të hënën një prej çështjeve më të bujshme, që lidhet me inskenimin “Babale”, ku qendër e sulmit të koordinuar nga Partia Demokratike ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Kujtojmë se Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik edhe pse tabulatet telefonike hodhën dritë mbi të gjitha fazat e hartimit dhe vendosjen në skenë të skenarit "Babale".

Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, apo do ta shpallë të pafajshëm (që shanset janë të pakta) apo do të japë një vendim alternativ, ç'ka rrjedhimisht do t'i kushtonin mandatin e deputetit. 

Nëse do lihet në fuqi vendimi atëherë do kemi dënimin me burg të një deputeti i cili inskenoi një ngjarje të tërë dhe trazoi jetën politike në vend. 

Autori i audiopërgjimit Albert Veliu u dënua me 3.5 vite burg ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 100 orë shërbim prove.

Gjatë asaj perjudhe, materialet e servirura nga selia blu për media shkaktuan një furtunë të gjerë derisa provat vërtetuan të kundërtën e pretendimeve të deputetit Salianji.

Ky i fundit, në pritje të vendimit ka përshkallëzuar aksionin politik në mënyrë që të ripërsërisë justifikimin se ndaj tij po zhvillohet një gjyq politik.

Sakaq, edhe mediat pranë tij, në përpjekje për të ruajtur sa do pak dinjitetin e tij, kanë intensifikuar sulmet ndaj procesit. /TemA

3 Komente

  1. B
    BABALE i PD

    Mere rrase brenda Babalen ky palle katundari duhet te ishte ne burge ......

    Përgjigjjuni
    1. k
      kujtimi

      Ne burg mashtruesit e shpifesit, ska denim alternativ per kete soji njerezish. Keta nuk i duhen as dreqit thone, e jo me te na drejtojne ne. Sa per gjykaten mendoj se atje nuk duhet lejuar asnje i pd, gjyqi te behet i qete, ne zbatim te ligjeve.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Universi shprsa ime

        Mashtrusat skan shërim veç burgut.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje