
Dinamika e ngjarjes në Radhimë mesditën e kësaj të hëne është zbardhur, ndërsa është arrestuar autori Eduart Kondi.
Pas pak orësh polica e ka arrestuar në një banesë në zonën e Lungomares.
Dy vëllezërit Beniamin Kondi dhe Edison Kondi pronarë të një plazhi privat në zonën e Radhimës janë konfliktuar për administrimin e zonës.
Sipas policisë, konflikti ka degraduar duke nxjerrë armën dhe Beniamini ka shtënë në drejtim të vëllait të tij Edisonit.
Nga kjo ngjarje e rëndë nuk ka të plagosur, por shkaktoi panik nga ana e pushuesve të cilët preferuan të kalonin ditën në një prej plazheve të Vlorës.
Pushuesit shprehen se kanë kaluar momente tmerri gjatë të shtënave.
Një turist nga Norvegjia është bërë dëshmitar i ngjarjes në Radhimë. Ai tregon për mediat se dëgjoi disa të shtëna, si edhe pa njerëz më pas të vraponin. Turisti norvegjez, thotë se ndodhet në Shqipëri bashkë me familjen e tij, ndërsa theksoi se ngjarja e ka frikësuar
“Ne dëgjuam të shtëna dhe të gjithë vrapuan, ndoshta dy tre të shtëna, ne nuk pamë asgjë, nuk e di nëse ndonjë është qëlluar, Jam nga Norvegjia”, tha turisti norvegjez.
“Shumë të shtëna mbi 5 6 herë, u larguan njerëzit unë kisha çupën me gjithë djalë, të tjerët u fshehën, unë deri këtu nuk dëgjova gjë për persona të lënduar, kishte shumë njerëz”, tha një pushues.
“Krisma shumë, disa herë, erdhi policia dhe ambulance, po i them burrit hajde ikim në shtëpi s’mund të rri, ne jemi nga Kuçova”, tha një pushuese.
“Dëgjuam të shtëna, 5, 6, vinin nga parkimi, mendoj se ishte ashtu por se di, është hera e parë këtu”, tha një turiste italiane.
Zbardhet dinamika e të shtënave me armë në Radhimë... Gjithshka qe lexohet eshte: Nuk di, s'pashe gje, degjova ca krisma dhe njerez qe ja mabthnin. Kjo eshte "dinamika" e cdo ngjarjeje me te shtena or d@bil gazetar ... Titulli tjeter duhet te jete: Zbardhet dinamika se si gazetaret stisin lajme nga hiçi...
turizmi alvanos metaQIrizmenikos….. njehere plas pisqolla ne mes te plazhit, nje here kushua i Koqedhimes me hanxhar pas turisteve se si pelqyen paçet, po edhe me cmimet sikur thua se je Tahiti a Majemi e jo ne mes te pluhurit ,zhurmes e pordheve te shqipkareve….. Aaaa ju marte muti shalet me gjithe turista qe kerkoni
"Na cate rr...."! Per fat te keq ke shume te drejte.
Çoban, paske shetitur boten, Tahiti, Miami dhe i di çmimet ne gjithe vendet. Sarkazme. Ti vetem Livadhja - Janine e ben rrugen. Shkon ne Janine per te mare 300 evro ( si 80 lekshat ne kohen e kaluar) dhe kthehesh ne Livadhja per te ruajtur dhite.
Epo mire se kemi nevoje per pak publicitet qe te terheqim turistet . Urgjentisht hiquni licencen ordinereve para se te kete viktima.
O po si nuk dëgjuam një lajm të mirë për këtë Vlorën?
Krisma armesh do te kete çdo dite e me shume. Ato do te pushojne vetem atehere kur rera e plazheve te çlirohet nga pengemarresit e "liçensuar", kur rera e bregut te detit te jete si para 40 viteve. Une banoj ne Elbasan, jemi 3 vellezer dhe kemi nje apartament ne Kryemedhenj te Golemit ne afersi te GRAND BLUE FAFFA. Per pushime e bejme me radhe, kurse fundjavat sipas kohes se lire qe kemi. Problemi eshte se nuk kemi vend ku te ngulim çadren, ne nuk duam shtreter plazhi, Ne duam thjeshte qe te rrime shtrire ne rere, nen hijen e çadres sone, po ku ta vendosim ate? Nuk te lene halabaket e liçensuar nga bashkite. Ne kete zone nuk ka plazh publik, ka vetem me pagese, keshtu qe neve dhe te tjereve si ne, na "rrofte" shtepia ne plazh. Ja pse nuk do te pushojne krismat. Po erdhen puntoret e halabakeve te na ndalojne te veme çadren, edhe ne do nxjerim koburen dhe dikush do te behet "mish per qente". I beni te fala shtetit tone "dashamires"