Masakra me tre shqiptarë të vdekur në Greqi: Kush është "i pamëshirshmi" dhe roli i gruas së "kriminelit mizor"

4 Korrik 2022, 09:38Kronika TEMA

Masakra me tre shqiptarë të vdekur në Greqi: Kush është

Një skemë e ngjashme me filmat aksion tronditi kryeqytetin grek mbrëmjen e së shtunës, duke lënë pas tri viktima, të gjithë me origjinë shqiptare dhe të gjithë me precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, mediat greke shkruajnë se në sfond të përleshjeve të përgjakshme me tre të vdekur dhe dy policë të plagosur në Athinë, ka si motiv larjen e hesapeve për shitjen e lëndëve narkotike.

“Protagonisti” dhe ai që nisi sherrin e armatosur është një 48-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili humbi jetën pas shkëmbimit të të shtënave me Policinë në Agios Anargyros. Ai ishte pasagjer në një automjet tip “Mercedes” dhe anëtar i vogël i një bande të shkatërruar në maj, ndërsa personi që ndërroi jetë gjatë mëngjesit të së dielës, ishte kreu i bandës.

Gjithçka nisi mbrëmjen e së shtunës, kur anëtarët e dy familjeve nga Shqipëria u takuan në rrugën “Kourtidou”, në Kato Patisia, për të sqaruar se kush është përgjegjës për zhvendosjen e rrjetit të shitjes së narkotikëve. Në vendngjarje kanë mbërritur një “Mercedes” me një shofere femër dhe 48-vjeçari, një “Audi” me tre persona, një motor me një dhe një person në bord dhe një “Polo”, me tre persona të tjerë të dy familjeve. Kur i armatosuri pa se drejtuesi i grupit nuk ishte i vetëm, por shoqërohej nga persona të tjerë, ai nxori pistoletën dhe filloi të qëllonte. Nga të shtënat e para ka mbetur i plagosur rëndë një i ri që drejtonte një motoçikletë.

Motoçikletën e ka ndjekur babai i viktimës, në një makinë tip “Audi”, në të cilën udhëtonin dy persona të tjerë. Babai, gjithmonë sipas burimeve të Policisë, ka qëlluar autorin e plagosjes së të birit, duke i shkaktuar vdekjen më vonë. Pasagjeri i “Audi”- t, i cili tentoi të vraponte për t’u mbrojtur, u godit dhe u plagos nga një makinë që kalonte. Në të njëjtën kohë, pasagjeri i “Mercedes”-it, i cili më parë kishte hapur zjarr është larguar nga makina. Menjëherë pas kësaj, ai ka ndaluar një shofer që kalonte rastësisht dhe i ka marrë mjetin nën kërcënimin e armës, një “Toyota Yaris” të zi dhe iku drejt Agioi Anargyros. Policia nisi menjëherë hetimet dhe kërkimet për gjetjen e të arratisur nga Patisia. Forcat e rendit e gjetën atë në sheshin “Dimokratias”, Agioi Anargyrou, ku kreu një grabitje në një lokal. I dyshuari ka tentuar të ikë në këmbë. Makina e patrullës e ka ndjekur.

Më pas burri me origjinë shqiptare ka qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë, duke plagosur njërin në këmbë, ndërsa i dyti ka marrë një plumb lart në pjesën e shpatullës. Policia iu përgjigj zjarrit, duke e qëlluar për vdekje autorin e armatosur. Ndërkohë, u arrestua edhe drejtuesja femër e “Mercedes”-it, gjithashtu me precedentë penalë.

“Kriminel mizor”, si përshkruhet nga mediat greke shqiptari i vrarë nga Policia

Ndërsa nuk dihen ende identitetet e shqiptarëve të vrarë dhe ata të përfshirë në ngjarje, në dritë ka dalë vetëm i njëri prej tyre. Ai është Andon Dhimitraq Tefi, 46-vjeç, babai i një fëmije, ndërsa në shtetin grek njihej si Antonis. Viktima e dytë, është Armando Lamaj nga Vlora, i njohur gjithashtu me Tefin dhe i arrestuar edhe për lëndë narkotike. Mediat helene shkruajnë se Tefi njihej nga autoritetet për përfshirjen në rrjetin e shitëse së lëndëve narkotike dhe se prej vitesh ishte pjesëmarrës në organizata kriminale. Autori ka qenë i martuar dhe ka një vajzë, ndërsa zyrtarisht ka deklaruar se drejtonte një dyqan për lyerjen e makinave. 

Tefi konsiderohej si një nga kriminelët më të ashpër të Athinës, aktiv në rrjete të ndryshme droge, gjithmonë i armatosur dhe i pamëshirshëm. Kjo u pa qartë nga mënyra se si ai qëlloi fillimisht burrin që udhëtonte me motor gjatë përleshjes në Kato Patisia dhe ekzekutoi ftohtë të atin, i cili doli nga makina sapo pa djalin e tij, duke u qëlluar. Pas sherrit në rrugën “Kourtidou” vodhi një makinë nën kërcënimin e armës dhe u nis drejt Agioi Anargyrou, ku tentoi të grabiste një pikë karburanti. Madje, vlerësohet se banditi shqiptar mund të ketë kërkuar paratë për t’u arratisur në Shqipëri dhe për të shmangur arrestimin.

“Një kriminel mizor”

Policia, e cila kishte “bllokuar” të gjithë zonën mes Kato Patisia dhe Agioi Anargyri, ka pikasur mjetin në të cilën hipi shqiptari, Andon Tefi dhe që nga ky moment ka nisur ndjekjen. Të trajnuar mirë dhe të vendosur, ata e dinin që në momentin e parë se autori mund të hapte zjarr ndaj tyre. Ata e transmetonin vazhdimisht këtë me valë, se ky ishte një kriminel shumë mizor, duke kërkuar përforcime të menjëhershme. Pas shkëmbimit të armëve, sulmuesi është rrethuar, por pak para se të vihej në pranga, ka qëlluar një nga efektivët, duke e plagosur në shpatull dhe në ije. Fatmirësisht, jeleku antiplumb shpëtoi efektivin e ri të Policisë greke, ndërsa kolegu i tij hapi sërish zjarr dhe rrëzoi përtokë shqiptarin duke i shkaktuar vdekjen.

Roli i një gruaje në përplasjen me armë që trazoi Athinën

Një rol të rëndësishëm në përplasjen me armë për larje hesapesh që lidhen me trafikun e drogës ka luajtur edhe një grua. Bëhet fjalë për një 43-vjeçare, e dashura e 46-vjeçari që mbeti i vrarë nga të shtënat e forcave të rendit, ndërsa sipas mediave greke, ai bëri rezistencë. Mësohet se gruaja ka qëlluar me armë nga automjeti që drejtonte ajo në vendin e ngjarjes, duke lënë të plagosur një 23-vjeçar. Mediat greke bëjnë me dije se drejtuesja femër e një prej automjeteve që u përfshi në përplasje me armë zjarri është arrestuar nga policia.

Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për larjes hesapesh midis dy grupesh, në njërën anë a Andon Tefi dhe e dashura dhe në anën tjetër, dy makina dhe një motoçikletë. Personat në dy makinat tjera ishin arrestuar për drogë disa muaj më parë, por për shkak se ishte një sasi e vogël ata nuk u futën në burg, shkruan panorama.

Një dëshmitar okular përshkruan atë çfarë ndodhi gjatë përpjekjes së Policisë për të arrestuar Andon Tefi, duke theksuar se fillimisht kishin kujtuar se bëhej fjalë për fishekzjarrë, ndërsa shton se kishte parë dy policë të plagosur.

Ishim ulur jashtë dhe papritur dëgjuam të shtëna me armë zjarri. Në fillim menduam se ishte fishekzjarrë. Më pas kuptuam se çfarë ndodhi 50 metra larg nesh. Ne pamë një oficer police që po çalonte dhe një tjetër që ishte rrëzuar. Kishim frikë po të afroheshim më shumë. Disa thanë se tentuan të grabisnin një dyqan teksa po kalonin policët dhe ata u përplasën me ta”, thotë një dëshmitar okular.

14 Komente

  1. M
    MacGr

    kESHTU u katandisen shume shqiptare kudo qe shkuan,te lene anash shpesh pa dekumenta,ndonse dhe ndonje i shkolluar duhej te bente punet me te rendomta.Dihet qe kur nje pjese enjerezve lihen pa u kushtuar vemendje kthehet ne bumerang.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      ah domethene nuk e kane fajin sunitet skiptar por fajin e ka bota qe sju jep letra...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Bastard. Te kane shkerdhyer fisin Sunitet Shqiptar qe nuk te hiqen nga mendja. Italia ka qene e mbushur me mgjarje te tilla ku mafja shkaktonte dhe vazhdon akoma te shkaktoj qindra viktima ne vite. Mire keta 3 vrases qe jane Sunit po ata 500 mije Sunitet e tjere qe punojn pse nuk i perze Greqia ? Bastard. Greqia do preferonte edhe 500 mije Shqiptar te tjere por Shqiperia nuk prdhon me force punetore gratis se nuk ka me as per vete.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Junanistan

          Gojore I burdellos se janulles ,,e shikon si e ka emrin Andon = Karamxhaferi mongolojevgjitepontiocobanocifutevurkaro “grek “::ptyyy certifikate miu,mallkuar qofte kush ju dha pashaport njeriu,, ptyyy

          Përgjigjjuni
          1. Çobani i Livadhjase ne Gerqiu

            Ke te drejte De...kari. Por çdo vend ka llumin e vet si Shqiperia dhe Gerqiu.

            Përgjigjjuni
          2. T
            Taulant

            Deshira per te fituar shume shpejt dhe pa punuar ben gjera te tilla.

            Përgjigjjuni
          3. S
            Supaxhiu 300 evro

            Nuk ka logjik kur lexoj portalet sikur ne shqiperi te ekzistoj nje buletin lufte .Pothuajse cdo dit ka dinamite,vrasje,gjoba ndaj te ashtuquajturave biznese e them kete per arsye se deklarojn ne harkun e 30 viteve u ben miljoner.Ndersa nga Barcelona sjellin nje morr te shtypur me emrin Palush se merret me kontraband droge dhe na paska fituar tenderà per betonin ne Tirane afersisht 50 miljon euro.Cfar rrace dhe shteti jemi ne?Nje vend ku komandon mafia dhe jo shteti,kur lexon se jane te implikuar drejtues te policis anemban lind pyetja,ku jetojm ne??Si eshte e mundur ,nuk ka fuqi shteti te perpiloj nje list me plehrat dhe ti arresto e sekuestroj pasurit??Shteti per mendim tim personal nuk ekziston

            Përgjigjjuni
            1. S
              Supaxhiu 300 evro

              Nuk ka logjik kur lexoj portalet sikur ne shqiperi te ekzistoj nje buletin lufte .Pothuajse cdo dit ka dinamite,vrasje,gjoba ndaj te ashtuquajturave biznese e them kete per arsye se deklarojn ne harkun e 30 viteve u ben miljoner.Ndersa nga Barcelona sjellin nje morr te shtypur me emrin Palush se merret me kontraband droge dhe na paska fituar tenderà per betonin ne Tirane afersisht 50 miljon euro.Cfar rrace dhe shteti jemi ne?Nje vend ku komandon mafia dhe jo shteti,kur lexon se jane te implikuar drejtues te policis anemban lind pyetja,ku jetojm ne??Si eshte e mundur ,nuk ka fuqi shteti te perpiloj nje list me plehrat dhe ti arresto e sekuestroj pasurit??Shteti per mendim tim personal nuk ekziston

              Përgjigjjuni
              1. M
                Me emër

                Paska rrotull gjatë. Zakonisht këta trima dënohen me vdekje pa shkuar 45 vjeç....

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kritiku

                  Nuk eshte justifikim ky. Mafiozitetin e kemi ne gjak. Mire ne Athine qe qenkan lene pas dore, po ne Belgjike, Angli e gjetke? Keta kane marre me qafe dhe shqiptaret e ndreshem e punetore kudo qe jane.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Taulant

                    Cfare do te thuash pastaj ? Nuk ka pyll pa derra. Greqia kerkon dhe 500mije punetor te tjer Shqiptar Italia gjithashtu Gjermania me mijera doktor,infermier,inxhienjer por Shqiperia nuk ka me as per vete.

                    Përgjigjjuni
                  2. k
                    kritiku

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Patriot

                      Supaxhi i paske humbur lidhjet me shqiperine. Qeveria po i kerkun parlamentit te aprovoi ligjin e amistise fiskale ( pra te legalizoje parat e mafies), por ato bejne sukur nuk duan. Se shpejti do ta keshe te aprovuar. Ti kerkon ti fusin ne burge!!!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Likja

                        KY ESHTE VERSION I RI KOMPLET NDRYSHE...CDO GAZETE DHE CDO TV.E RREFEN NE MENYREN E SAJ...KAZAN HESAPI FUTJA TJA FUSIM PER LAJME...

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje