"Njëri prej të dyve do vritej, ai e kishte tradhtuar", policia greke në kërkim të kokave të bandave shqiptare në Athinë

4 Korrik 2022, 10:41Kronika TEMA

"Njëri prej të dyve do vritej, ai e kishte tradhtuar",

Përplasja e përgjakshme në qendër të Athinës mes bandave shqiptare mbrëmjen e së shtunës, 2 korrik, tronditi mbarë vendin fqinj dhe jo vetëm.

Nga përleshja ku mbetën të vrarë 3 shqiptarë dhe të plagosur 3 persona mes tyre dy efektivë policie, kanë dalë në pah të “palarat” e bandave shqiptare që vepronin në Athinës.

Sipas autoriteteve greke 2 nga 3 shqiptarët e vrarë, konkretisht Adil Tefa nga Korça 48 vjeç dhe Gëzim.A 46 vjeç rezulton të jenë arrestuar 2 herë në tetë muajt e fundit për trafikim droge.

Ekspertët e kriminalistikës në Greqi flasin për dy anëtarë të një organizate kriminale, të cilët edhe pse ishin arrestuar shumë herë, qarkullonin të lirë nëpër Athinë.

Sipas autoriteteve greke 46-vjeçari që u qëllua dhe më pas u përplas nga “Benzi” arrestuar në të kaluarën shtatë herë për krime që variojnë nga trafiku i drogës deri te grabitja dhe mbajtja e armëve pa leje, ndërsa 48-vjeçari i armatosur, kriminel i nivelit më të ulët sipas medieve greke ka një historik të gjatë në grabitje shtëpish dhe vrasje.

Për policinë greke tashmë është e qartë ajo që ndodhi në Kato Patisia .

Dy të vdekurit shkuan në rrugën Kourtidou për të “biseduar” me pistoleta.

46-vjeçari, besonte se 48-vjeçari i armatosur e kishte tradhtuar dhe se tashmë bashkëjetesa e tyre në të njëjtën bandë ishte e pamundur.

Njëri nga të dy duhej të fshihej nga harta.

Në fund të dy u vranë, ndërkohë një person i tretë e pagoi me jetë konfliktin mes dyshes.

Protothema.gr raporton se nëntë persona në total pjesë në përleshjen e përgjakshme në qendër të Athinës.

Tre ndërruan jetë dhe gjashtë të tjerët janë arrestuar dhe po hetohen.

Gjithashtu, policia po kërkon të gjejë kokat e mëdha që komandojnë bandat shqiptare të drogës që po pushtojnë Athinën.

2 Komente

  1. T
    TURP

    Hani kokat or qelbesira qe shtoheni si pleshta ne qen te ngordhur ! Nuk rat kurr ne qetesi dhe "paguajn"te ndershmit Syskuqur si qen i terbuar ardhur nga nje Atdhe mbushur hajdutesh qe i votoni kur ju hedhin ndonji kock ! Vrases e tregtus droge qe te pasuroni ktu Oligarket e ndertimit qe ndajn trofen me majen e piramides politike hajdutesh e kriminelesh te pangopur ! Jeni pjell a atij "barku" qe pjerdh atje ne navojtoren PARLAMENT e 40 vjet luajn me gjak varfanjakesh te cileve ju moren gjithcka e cdo pasuri e tundeshme dhe e patundeshme perfundon ne dor te tyre falas ...Shtet mafjoz i organizuar qe pin gjak shqiptaresh ,shqiptaresh qe vet ju a do bytha ,ku i ndershmi perfundon lypsar dhe krimineli esht lavdi !

    Përgjigjjuni
    1. Z
      ZHELJA

      Në gropë të derrit të venë qelbësirat, kokën hëngshin të gjithë banditët si puna e këtyre maskarenjve.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje