
Abuzimi me tokën publike për varre në Tiranë ka çuar në pranga 8 sekserë. Denoncimi është kryer nga bashkia e Tiranës, ndërsa hetimi është ndjekur nga Krimi Ekonomik dhe Prokuroria e kryeqytetit.
Raportohet se 3 nga 8 te arrestuarit shisnin tokë për varre të parablerë, të cilat kushtonin deri në 2 mln lekë të vjetra.
Mes të arrestuarve është edhe drejtori i Varrezave të Tufinës në Tiranë, Elidor Ndini, pasi ka abuzuar me tokat e varrezave në Tiranë.
Sipas ABC, Ndini ka abuzuar me hapësirën e varrezave, duke caktuar çmimin për një vend varrim deri në 1.700 euro, me çmimet që varionin nga 50 deri 200 mijë lekë të reja për një vend në varreza.
Arrestimi i drejtorit të varrezave të Tufinës dhe i tetë zyrtarëve të tjerë është bërë në kuadër të operacionit të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë dhe seksioni i Krimit Ekonomik.
Varrezat e Tufines nuk mirembahet dhe jane nje katastrofe. Kam kaq kohe qe ja u them. Ka zhvarime qe dhe arkivolet te hedhur ne rrugicat midis parcelave.
Gjith jetën dallavere dhe bakshish dhe ne varreza te ndjekin korbat dhe sorrat
Mjerim! Sikur ti mirembanin se paku. Mjaftone qe Njerzimi ti shikoje varrezat ketu per te kuptuar ciles rrace i perkasim.