Vrasja e “Mirit të Xhikes”, si masakra e Kartodromit u kthye në Odise nga një fije floku?

6 Korrik 2022, 11:37Kronika TEMA

Vrasja e “Mirit të Xhikes”, si masakra e Kartodromit u kthye

Në një kapuç të zi u gjet një fije floku. Kështu u zbardh masakra e Kartodromit, ku mbeti i vrarë Fatmir Rama, i njohur si “Miri i Xhikes”. Gazetarja Anila Hoxha tha se për rastin ishte kërkuar ndihmë nga Italia.

“Ky është rasti kur merr kuptim se hetimet varen nga një fije floku. Ne nuk kemi pasur atëherë departament të ADN. U kërkua bashkëpunim me Italinë, e kjo ishte një nga dosjet që u dërgua disa herë në shkallët e gjyqësorit,”-tha ajo.

Gjykata e Tiranës ka dënuar të arrestuarin e vetëm për vrasjen e Mirit të Xhikes, Lavdrim Tufën.  Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie, por tani ka fituar lirinë. Ai u dënua për bashkëpunim në vrasjen e Fatmir Ramës, i njohur si “Miri i Xhikes”, si dhe dy personave të tjerë që ndodheshin në lokalin “Kartodrom 2000”. 

Në mbrëmjen e datës 29 mars 2003 Fatmir Rama, së bashku me të njohurit e tij Ylli Kelmendi, Nazmi Çela, Kristaq Cami dhe Flamur Rrapaj, kanë qenë të ulur në një nga tavolinat e restorantit të katit të parë të kompleksit “Kartodrom 2000”, të ndodhur në periferi të qytetit të Tiranës dhe në afërsi të fshatit Lundër. Personat e mësipërm për shkak të njohjeve që kishin me njëri-tjetrin dhe të faktit që po zhvillohej ndeshja e futbollit e përfaqësueseve Shqipëri-Rusi, kanë qëndruar së bashku ditën e ngjarjes.

Rreth orës 20:00, dy persona të maskuar janë afruar me shpejtësi dhe pa rënë në sy në pjesën e jashtme të lokalit kanë filluar të qëllojnë me armë në drejtim të tavolinës ku ishin ulur personat e mësipërm.

Në këtë moment, dëshmitari Ylli Kelmendi ka qenë në këmbë i distancuar nga tavolina, ndërsa Julian Durishti, si punonjës i lokalit, ka qenë në afërsi të tavolinës ku ndodheshin viktimat. Si rezultat i breshërisë së plumbave kanë gjetur vdekjen e menjëhershme Fatmir Rama dhe Julian Durishti dhe pak çaste më pas edhe Kristaq Cami, ndërsa Flamur Rrapaj është plagosur dhe ka humbur ndjenjat.

5 Komente

  1. S
    Shpejt do bjerë drejtesia mbi drejtesinë...!!!

    Hyri në sallë, qëlloj mbi 4 a 5 personat që ishin në tavolinë, 2 të vrarë e disa të plagosur dhe iku. Me analizen e DAN-së së një floku u gjet vrasesi i ketyre personave, u denua 20 vjet burg dhe tani qënka i lirë. Kurse Izet Haxhia, pa marrë pjesë në shpuarjen e derrit Azem Hajdari, pa qënë fizikisht as në vendin e ngjarjes dhe as në zonen e thertores ku u ther thiu Azem, është denuar me 22 vjet burg....!!! Sali tradhetar hajdut Berishës duhet shkerdhye rraca edhe minjt e trollit.

    Përgjigjjuni
    1. A
      ABC

      Vrau 3 veta mes të cilëve një kamarier që thjesht u ndodh atje në kohën e gabuar, ma do mendja ky do ishte justifikim në sallën e gjykatës, plagosi një tjetër dhe tani gëzon lirinë që më shumë gjasa ka për ta përdorur për të vrarë prapë. Ndonjë gjykatës a do dënohet ndonjëherë për këto vendime or taj? Apo heqja nga puna mjafton? Jo për gjë por shumica e gjykatësve të liruar ju është dhënë e drejta të jenë avokat or taj. SPAK-u a dëgjoni?!?!?!

      Përgjigjjuni
      1. O
        Ora

        Kush i kishte mare borxh 30 000 dollar Mirit te Xhikes dhe nuk ja kthente ? E thjeshte per te gjetur vrasesin dhe urdherusin.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teg-odomi

          Eshte edhe me e thjeshte, kush perfitoi nga toka qe zinte Kartodomi ???

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tirona

            as njera as tjetra nuk jane sa leket as toka! e ka vra jar hasa me mar hakun e shokut te vet naim zyberit dhe ymer macit perdori nje te zones se kishte 10 vjet qe kishte ik nga shqiperia.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje