U vra duke mbrojtur mikun e tij gjatë një sherri në Itali, babai i Klajdi Bitrit: Ma vranë pa faj! Gruaja ende s'e di

29 Gusht 2023, 11:58Kronika TEMA

U vra duke mbrojtur mikun e tij gjatë një sherri në Itali, babai

Babai i 23 vjeçarit Klajdi Bitri i cili u vra të dielën në Itali bën thirrje për ti ndihmuar në sjelljen e trupit te birit sepse ata nuk kanë mundësi financiare.

“Më ka ndodhur një fatkeqësi e madhe. Nuk ia uroj as hasmit. Vajti për të ndarë një sherr e ma qëlluan e ma vranë, pa faj. Unë fëmijët i kam rrit me edukatë. Kaq 6 vite që punon në Itali punonte me djersën e ballit.

Ishte në lule të rinisë. Fëmija im nuk arriti të shijonte jetën Nuk duhej ti ndodhte kjo. Më mirë të kishte ndodhur mua.Trupi të më vijë sa më shpejt.

Gruaja ende nuk e di, po e mbajmë me gajret nëpër spitale. Unë kam dalë jashtë e flas jashtë dhe kam dy ditë që qaj mbyturazi", thotë Agim Bitri duke iu dridhur zëri.

I riu u vra me shtizë peshkimi nga një person me origjinë nga Algjeria. Ngjarja e rëndë u shënua në Sirolo të Italisë.


Makina ku ndodhej algjeriani nuk i jepte përparsi makinave të tjera, ndërsa vetë lëvizte shumë ngadalë. Ka pasur një përplasje fizike mes autorit dhe një personi, që mendohet se ishte i shoku i tij.

I riu ka ndërhyrë për të shuar sherrin kur është goditur në gjoks me shtizë peshkimi nga algjeriani.

 

5 Komente

  1. H
    Hoxha shqiptare

    Vellezerit myslymon algjerian shkerdhat

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eva

      Atij i qan shpirti per humbjen, ti vjen dhe tall trapin pa te keq! Jeta eshte si mulliri, ca mbjell do korresh "hoxhe" efendi, nga pas e ke edhe ti!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hogja Merakli

        Eva kam dy Burka nuk i do mushka ,vijne pak era shurre Po per ty eshte dicka normale…..ne Siri Eva aty vdes me nder dhe e shikon nga afer te madh in se ne Shqiptaret jemi haram pime Raki

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eva

          Kur them nga pas, nuk e kisha t'ia hypje mushkes mbrapç "Hoxhe efendi", ishte figurative. Kshu eshte kur e kalon kohen duke u perpjekur te mbarsesh mushken, te zvogelohet gishti dhe te hollohet zeri...

          Përgjigjjuni
    2. N
      Niko

      Terroisti meriton ndeshkimin maksimal.dmth vdekje.Por arrestimi nga autoritet italiane e ben kete te pamundur.Keshtu qe ju zoti Bitri duhet te hakmerreni pa meshire ndaj familjes se terroristit algjerian.Qofte I lehte dheu.Ngushellime familjes per kete humbje tragjike

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje