
Gjokë Gurra dhe djali i tij Eduart Gurra dyshohet se janë qëlluar brenda automjetit me të cilin po udhëtonin drejt shtëpisë së tyre në fshatin Bruçaj në Shkodër.
Burime bëjnë me dije për Panorama, se atyre i është zënë pritë në një kthesë 500 metra larg shtëpisë dhe duket se autorët kanë pasur informacion të saktë se dy viktimat po udhëtonin në këtë zonë.
Gjithçka dyshohet të ketë nisur pas një telefonate kurth e cila i ka njoftuar ata se banesa e tyre në fshat ishte djegur për shkak të flakëve.
Autorët i kanë qëlluar nga distanca me breshëri automatiku duke i lënë të vdekur brenda fuoristradës së tyre. .
Pasi janë siguruar se Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra kanë ndërruar jetë, autorët janë larguar në drejtim të paditur.
Një nga pistat që policia po heton është fakti se ka dyshime se Gurra mund të ketë dhënë informacion në lidhje me mbjelljen e kanabisit në këtë zonë, pasi ishte kryeplak i fshatit Bruçaj.
Para disa vitesh ai ka qenë efektiv policie në radhët e policisë së Shkodrës dhe ruante kontakte me ish kolegët e tij. Nga ana tjetër, një pistë për hetimin për vrasjen e tyre është dhe edhe aktiviteti i tyre në shitjen e lëndëve drusore.
Ndërkohë nuk përjashtohen edhe konflikte të tjera që Gjokë Gurra dhe djali i tij mund të kenë pasur me persona të ndryshëm. 52-vjeçari ishte edhe pronar i një lokali në afërsi të drejtorisë vendore të policisë Shkodër, ku edhe banonte prej vitesh.
Vk. Ja do denohen me 40 dite shetbim prove dhe u harrua. Rrofte rilindja
Vend I mallkuar me njerëz të lashtë që vetëm prita dinë të bëjnë për të vrarë në pabesi. Malokë të pabesë!
Sa keq, sa keq, sa keq!!! Çfare ndodh ketu?! Nese eshte e vertete dhe shteti nuk arrin te mbroje qytetaret e saj te ndershem, nderkohe qe i burgos nese nuk denoncojne, nuk ka si behet me keq…
Jane spiunat e policise qe bashkepunojne me ata qe mbjellin hashish. Po do porositesit heto policine.
Nese eshte keshtu eshte nje fatkeqsi e madhe Jo per ata qe humben jeten Po per ne qe jemi