Orgel Fusha, 37-vjeçari që prej gjashtë muajsh ndodhet në Spanjë, ka shkëputur kontaktet me familjen e tij që nga data 20 tetor.
“Hallall ma bëj gjirin, fëmijët bab shikoji. Bëhu e fortë”, ishte mesazhi i fundit që ai i dërgoi të ëmës, një mesazh që ka ngritur dyshime të forta mbi fatin e 37-vjeçarit.
Në një intervistë për “Shqipëria live” me gazetaren Sidorela Gjoni, motra e Orgelit, Marsela Fusha shpjegoi dinamikën e ngjarjes.
Motra e Orgelit: I është dërguar mamit tim në datën 20 në darkë, rreth orën 20:00. Në atë orë, kam folur edhe unë me të dhe më ka thënë ‘jam në rrezik’.
I thashë ik nga ai vend, e pyeta ku ndodhesh. Nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. I kam treguar fotot e fëmijëve, ai qau dhe më mbylli telefonin. Kjo ka qenë biseda e fundit.
Gazetarja: E vure re të ishte i shqetësuar? Pse nisi të qante? Pse tha jam në rrezik?
Motra e Orgelit: Nuk e di as vetë, ai nuk tregonte. Ishte shumë i mbyllur.
Gazetarja: Në çfarë vendi të Spanjës qëndronte vëllai dhe me kë qëndronte?
Motra e Orgelit: Me shokët iku, unë as nuk i njoh. Vetëm na thoshte që jam Spanja. Edhe kur i thashë ik nga ai vend ku je se je në rrezik, më ka thënë ‘nuk kam lekë, nuk di rrugë ku të shkoj’.
Gazetarja: Sa fëmijë ka vëllai juaj?
Motra e Orgelit: Dy fëmijë
Gazetarja: Nëse mund t’ju pyes, vëllai juaj është ende i martuar?
Motra e Orgelit: Është i ndarë
Gazetarja: Ju nuk keni asnjë lloj kontakti të miqve të tij në Spanjë, që mund t’i pyesni?
Motra e Orgelit: Asnjë! Ne një lajm presim, të na thotë që është gjallë, ose çfarë ka ndodhur me të. Vetëm të na kontaktojnë ku është
Gazetarja: Çfarë kujtoni nga biseda e fundit me të, çfarë detajesh mbani mend, ku ndodhej?
Motra e Orgelit: Nuk e di, ishte errësirë, ishte shumë i frikësuar.
E dini sa njerez me depresion ka ne kete bote, apo jo? Se e bete kete hallexhiun bandit e drogaxhi e kriminel. Ky thjesht mund te kete shkare nga mendja dhe kaq. Pa arsim, pa njohuri te spanjishtes apo anglishtes, pa pune e pa para, sdi ku te shkoje.
Me kot dhe vete shkoi ne Spanje? NQS nuk ishte muhabet droge ,lehte te bisedonte ne polici o azil o kthim ne atdhe.