Ka nisur seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”.
Sipas raportimeve vetëm Jamarbër Malltezi është prezent nga të pandehurit, ndërsa të tjerët përfaqësohen nga avokatët.
Sali Berisha i cili nuk po merr pjesë në seancën e parë të themelit në GJKKO, nga SPAK, ku u paraqit për masën "detyrim paraqitje" komentoi këtë proces, duke thënë se po fillon mbi një bazë jashtëligjore.
“Sot fillon procesi gjyqësor. Gjykata e Lartë në një vendim të dytë shpall se për veprën e korrupsionit pasiv duhet detyrimisht që nëpunësi apo funksionari të jetë funksionar publik.
Dhe duhet detyrimisht që të kenë pasur fuqi vendimmarrëse. Jamarbër Malltezi nuk ka qenë kurrë zyrtar apo funksionar publik, sepse ligji ka përjashtuar universitetet nga kjo kategori.
Dhe në ligjin e ri që po bëjnë, tani po përpiqen që t’i përfshijnë. Por, po këta zotërinj, që tani në një vendim të muajit korrik, qartësojnë se nuk mund të ketë korrupsion pasiv në qoftë se personi nuk është zyrtar i lartë apo zyrtar jo i lartë se janë dy nene dhe që ka fuqi vendimmarrëse.
Tani gjykojeni vetë mbi ç’bazë fillon procesi sot. Fillon mbi një bazë jashtëligjore”, tha Berisha.
Për arsyen se përse nuk u paraqit në gjyq, Berisha dha këtë përgjigje. “Tani, e kishe këtu zotin Genc Gjokutaj dhe unë nuk e kam zakon të flas në emër të avoketërve të mi. Prandaj mundësisht ç’të jetë pyetje për avokatin, të ja drejtoni avokatit.
Kurse unë do të veproj në përputhje me këshillat e avoketëve. Ky është qëndrimi im... Kur avoketërit të më këshillojnë që unë të jem i pranishëm në sallën e gjyqit, do të shkoj pa asnjë hezitim. Por ka një radhë atje, ka një radhë pune dhe janë gjithë ato dhe ata kur e gjykojnë të arsyeshme unë do të shkoj”, tha Berisha./ TemA
Ore ka balash ti do dënohesh sepse je sjellë trim me prokurorët dhe gjykatsit.I sharë aq sa i ke quajtur banda...Pra nuk besoj se ata do ta falin dhe do të lënë të livadhisësh.Ti do dënohesh me burg...Ti duhet të flasish vetë se e di çke bërë ndërsa avokatëtë flasin budalliqe dhe paguhen nga ty...