Një ditë pasi deputetët e tij sulmuan fizikisht policët, ndërsa militantët agresivë i quajti luftëtarë të armatosur, Sali Berisha ka bërë thirrje për sulm ndaj selive të Partisë Socialiste në gjithë Shqipërinë.
Dhuna e paralajmëruar në këtë nivel është e paprecedentë.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, i bëri thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë veprat penale të konsumuara nga Berisha. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga agjencitë ligjzbatuese.
Avokati i njohur Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se protesta e organizuar nga Partia Demokratike nuk kishte asgjë qytetare, por sipas tij, ajo ishte një kryengritje e armatosur që synon përmbysjen e rendit kushtetues me dhunë.
“Problemi është se këto nuk janë protesta të opozitës. Nuk bëjnë protesta partitë, por qytetarët dhe sindikatat.
Me këto veprime që bën Berisha, nuk i bën si opozitë, por këtu jemi të bëjmë me një organizatë kriminale dhe është tipike kriminale për mënyrën si është organizuar dhe si funksionon dhe çfarë ka në përmbajtjeje e saj.
Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues me dhunë. E konsideron kryengritje të armatosur. Kryengritja e armatosur është vepër e rëndë penale”, tha ai.
Ai thekson se Sali Berisha ka vepruar dhe po vepron në interes të Serbisë. Punë ditësh tha avokati, Sali Berisha do të arrestohet për dosjen e “21 janarit”.
“Ai këtë mision ka. Janë pak shqiptarët që i shkojnë nga mbrapa. Ata që kanë maska dhe vendosin çadra që mos t’i shikojë policia, janë specialistë, që Berisha i paguan me lekë ditë për ditë. Sali Berisha vepron në interes të Serbisë.
Sali Berisha punë ditësh do të arrestohet dhe do shkojë në burg për 21 janarin dhe do dënohet me burgim të përjetshëm. Sali Berisha është një tradhtar i kombit shqiptar. Ai është spiun i serbëve”, tha ai./abcnews.al
E vertete eshte cfare thoni z.Avokat por Sali Berrisha ka ne dore drejtesin ne Shqipni, ai i shantazhon cdo dite e ato struken skutave, shumicen e tyne i ka ne dore i ka korruptu, i ka spijunu e ka dosje qe i shantazhon.
Ti je antipode i Berrishes , te dy flisni kodrat pas bregut....... Berrisha do arrestoje vehtveten..... Vendi ka nevoje per kryeminister jo per animator podcast.... Shqiperia ka nevoje per BURRESHTAS dhe jo per BURRFRIKACAK....... Shumicen deshe shumicen te dha populli , tani jep llogari per mos efficacité ndaj akteve terroriste .....
SPAK po pret të bëjë sehir që Sali Berisha të bëjë një 21 janar tjetër.
PD i ka shpallur luftë qeveris, tani të blindohet selia PS-së gjatë protestave kombetare dhe të nisi përleshja e forcave të rendit para fjalimeve të tyre. Gjithsesi do përfundoj keq, më mirë të bëjm hapin e parë duke arrestuar deputetët problematik të PD-së, duke dënuar sa më parë të gjithë ata që dosjet janë aktive në gjykatë dhe duke pushuar nga puna të gjithë ata që jan pjes e protestës së paligjshme. T'ju ndalohet dalja jasht shteti opozitës dhe të qellohet me plumba baruti në turmë.Është e vetmja mënyrë për të kthyer rendin dhe qetësin në kryeqytet. Përse ka tension politik ¿