Një nga kontribuesit e reformës në drejtësi, Dr. Klodian Rado tha në programin Ilva Tare Talks, se paraburgimi në Shqipëri është kthyer nga përjashtim në normë, në kundërshtim me standardet evropiane dhe parimin e proporcionalitetit.
“Në vendet e Bashkimit Evropian kjo shifër zakonisht nuk i kalon 10%, ndërsa në modele funksionale synohet 2–3%. Arresti me burg nuk është mjeti i parë, është mjeti i fundit dhe duhet përdorur vetëm kur nuk ka alternativë tjetër,” nënvizoi Rado.
Sipas tij, përdorimi i shpeshtë i paraburgimit lidhet edhe me frikën institucionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga perceptimi publik por edhe me kulturën e shqiptarëve që duan ndëshkim.
"Shqiptarët e shohin burgun si domosdoshmëri dhe për çdo vepër penale që dëgjojnë, thonë në burg të shkojnë. Prokurori kërkon arrest në burg, gjyqtari e lë arrestin në burg, sepse kështu shmanget zhurma publike.”
Rado tha ndërkohë se në hetimet për krim të organizuar dhe korrupsion në nivele të larta, paraburgimi përdoret edhe si instrument parandalues, por theksoi se ky interpretim nuk duhet të shtrihet automatikisht për çdo rast.Në të njëjtën kohë, ai kritikoi mungesën e standardit për pezullimin nga detyra të zyrtarëve të lartë nën hetim penal.
"Në shumë vende, për një shkelje minimale, ministri jep dorëheqjen për t’i hapur rrugë hetimit. Në Shqipëri, mund të jesh nën hetim për miliona euro dhe të vazhdosh të ushtrosh funksionin sikur s’ka ndodhur asgjë.”
Sipas tij, nëse kultura e dorëheqjes nuk funksionon, institucionet duhet të kenë mekanizma të qartë pezullimi, në mënyrë që hetimet të zhvillohen pa presion dhe pa konflikt interesi.
Konstitucionalisti Rado mendon se nëse Reforma në Drejtësi do të konsiderohet një sukses, SPAK është një nga faktorët kryesorë për këtë vlerësim, pasi ka rritur ndjeshëm besueshmërinë e publikut.
Nga ana tjetër shtimi i stokut të dosjeve është një nga problemet kryesore sot të kësaj reforme për të cilën duhen masa konkrete duke e bërë procesin e ndërmjetësimit të detyrueshëm me ligj si dhe duke modernizuar sistemin dhe praktikimit të gjyqeve tërësisht online për të shmangur kostot dhe fituar kohë.
Intervista e plote
Merua po e promovon Ilven meqe ajo i organizoi nje takim Palloshit tek Keshilli i Atlantikut. Ilva po shpreson qe ish burri i saj te kthehet te marre Patrine Demokratike
Konstitucionalist eshte fjale shuuuume e madhe.
Ekziston nje linje e dyte editoriale ne Tema, e cila synon ti jape mbeshtetje Spakut e Gjkko-se, kuptohen ne nje paragraf te ketij artikulli; "Konstitucionalisti Rado mendon se nëse Reforma në Drejtësi do të konsiderohet një sukses, SPAK është një nga faktorët kryesorë për këtë vlerësim, pasi ka rritur ndjeshëm besueshmërinë e publikut". E verteta eshte qe SPAK nuk do te kete kurre mbeshtetjen e publikut perderisa Sali Berisha nuk do te gjykohet per zhdukjen e Remzi Hoxhes, Gerdecit, 21 Janarit e shume krimeve te tjera te bera nga ai vete. Populli do ta gjykoje Spak si kolonen e peste te kriminelit Sali Berisha ne sistemin e drejtesise!
Nuk ma merr mendja qe spaku te kete ate pelqyshmeri si ne fillim ka bere gafa te renda
Zoti Klodian Rado une si person te njof nga afer,je nji gjygjtar i nivelit te larte,je korrekt ne detyre,por nuk je i paster moralisht, se po te ishe besnik Sali -Karraxhichit sot ti do ishe ne gjykaten e larte ne Albanistan .Por ne realitet ti endesh rrugeve te Kanadase.
Ha ha ha si ka surrat e del ne skene kjo kurvica Ilva tare qe iku ne Amerike dhe u martua me nje "amerikan", na doli qe ky amerikani ishte nga Siria e shhkerdheu mire, mbase edhe ne grup se keshtu e kane jevgjit dhe i dha duart.
O Rado cdo 5 vjet reforme i bie te jetojme ne reforma e ne trefazor. Reformat piqen. Paraburgimin nuk e zgjidh ligji por gjykata e prokurori. Nuk eshte ceshtje ligji. Nuk duhet reforme por shtim gjyqtaresh se dosjet jane 180 mije stok. Kaq.
Lexova CV e Z. Klodian Rado i cili ka 8 diploma me tepër nga mua dhe i thith truri më shumë nga mua dhe kaq , STOP . Unë po te isha CEO , pronar i një kompanie , do te punsoja njerëz të aftë profesionalisht , dhe te ndershëm ( company quhesh kur é i punësuar 1 ose 2 ose 3 ose 300 ose 300.000 puntorë.... ) . Ju lexues te Gazetes Tema lexoni per 1,2,3,13, shkencëtar te ndryshm . Ata nuk kanë me shumë nga 1ose 2 diploma. Me këtë logjikë i bie qe unë si idiot te kem 28 diploma dhe "anti25642654censurë " si superidiot te ketë 128 diploma .
mire eshte te perdoresh edhe shprehjen me te frekuentuar te km. : Βurg
Kuptimi i vertete i Tranzicionit sipas Koldianit... demek, vazhdo me reformim pa fund... Bravo lale.
Argumenti eshte i pavertete. Nuk aspak abuzim nga SPAK dhe GJKKO me parburgimet! Eshte genjeshter e Edi Saliut te cilet lobuan me leke e kurva ne KiE. ONM dhe strukturat e EU qe monitorojne e mbeshtesin organet e Drejtesise Antikorrupsion, rrexojne pa rezerva cdo pretendim te tille!