Transportuesi i drogës kapet në flagrancë në Unazën e Madhe, ndalohet nga policia në mes të rrugës, kishte 10 kg kanabis (VIDEO)

21 Shkurt 2026, 12:40Kronika TEMA
Transportuesi i drogës kapet në flagrancë në Unazën e

Ky është momenti kur forcat e policisë ndalojnë në Unazën e Madhe 42-vjeçarin Vilson Shima. 

 

42-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke transportuar 10 kg kanabis me qëllim shitjen.

Ai u ndalua nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke qarkulluar me një automjet, në të cilin gjatë kontrollit u gjetën, në total, 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

1 Komente

  1. F
    Ferjat Myrtaj

    Operacion fallco

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje