Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija 8-vjeç në Kamëz

24 Korrik 2024, 09:10Kronika TEMA
Bie nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë fëmija

Një fëmijë 8 vjeç ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati dytë i banesës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bathore, mbrëmjen e 23 korrikut, rreth orës 22:30.


''Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes'', njoftoi policia.

Lini një Përgjigje