Bosi shqiptar që donte të vriste prokurorin italian: Kush janë dy vëllezërit që punonin për Elvis Demçen

13 Korrik 2022, 18:25Kronika TEMA

Bosi shqiptar që donte të vriste prokurorin italian: Kush janë dy

Dy vëllezër italianë të cilët janë dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Willy Monteiro Duarte ishin pjesë e grupit kriminal të bosit shqiptar të drogës Elvis Demçe.

Ai cilësohet nga autoritetet italiane si një nga emrat më të frikshëm të botës së krimit shqiptar që vepron në kryeqytetin italian, aq sa në përgjimet e receptuara nga prokuroria italiane, Demçe planifikonte të vriste gjyqtarë dhe prokurorë.

36-vjeçari i cili tashmë ndodhet në burg për trafik droge drejtonte bandën shqiptare të trafikut të drogës ndërsa kishte shfaqur ambicie për të dominuar gjithë territorin e kryeqytetit italian.

Autoritetet italiane zbardhën edhe përgjimet e tij ku ai kishte në plan të vriste një nga prokurorët që po hetonte mbi të. Bëhet fjalë për një aferë droge për të cilën po hetonte prokurori i Velletrit. Elvis Demçe informohet mbi këtë hetim dhe sipas përgjimeve flet me një nga shokët e tij, “i njoh këta spiunët e ndyrë’.

“E shtuna është festa ime.. çfarë po më bën dhuratë?” pyet një bashkëpunëtor Demçen, duke aluduar me planin e eliminimit të “Prokurorit që e sheh të vdekur”.

Gjithashtu po në këto biseda flitet për pistoletën dhe automatikun që do të shërbenin për krimin, shkruajnë mediat italiane. 

“Në të sëmës me gjithë makinën e blinduar, ia bëj copë”.

“A kanë vrarë ndonjëherë një prokuror? A janë të shoqëruar? Dua që ta vras,”- shprehet një nga bashkëpunëtorët e shqiptarit. Demçe, pasi ka rënë dakord shprehet: Po përpiqen të na shkatërrojnë rrethin!

Ai propozon dhe një tjetër alternativë; Të punësojmë një prostitutë për të xhiruar një video komprometuese me të cilën do ta shantazhojmë. Këtyre për t’iu bërë keq më shumë se t’i qëllosh, bëji ndonjë video ose mbaj diçka për t’i kapur për ko*esh,”– shton ai në bisedat e zbardhura.

3 Komente

  1. B
    Berlua

    tipik shqipkare. Bejne dy lek e fillojne bejne zhurme. Kujtojne se jane perendia

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      nga pamja duket si autochtonus sunit

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1-0

        Haha

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje