Analisti Fatos Lubonja në studion e News24, ka sqaruar një lajm që shpërndahet në rrjetet sociale në emër të tij.
Lubonja tha se lajmi në fjalë i referohet deklaratës që ka bërë ai, për një takim me ish-ambasadorin e SHBA në Tiranë, 10 vjet më parë, kur Shqipëria miratonte Reformën në Drejtësi, dhe është deformuar.
Analisti theksoi se në atë takim ai i ka thënë ambasadorit amerikan se drejtësia në Shqipëri nuk do të ishte e pavarur, gjë e cila sipas tij në ditët e sotme po provohet.
"Qarkullon në rrjetet sociale kjo: “E thënë nga burime të sigurta, ja kur do të arrestohet Edi Rama”… dhe i referohet një bisede që kam bërë me ambasadorin, që e thash këtu dhe është deformuar dorë pas dore. Kur bëhet një gjë e shkruar, njerëzit lexojnë titullin dhe është problemi i mediave tona. Unë po thoja të kundërtën e saj që perëndimorët kanë menduar se do të ndërtojnë një drejtësi të pavarur që nuk e besoj edhe sot dhe kjo drejtësi e pavarur do fillonte me Berishën dhe Metën e do të arrinte tek Rama, kjo bisedë është bërë 10 vjet më parë dhe jo 5 siç është shkruar. Kur i thash ambasadorit që kjo nuk do të ndodhë siç thoni ju. Dhe s’ka ndodhur akoma. Kjo ishte ideja. Tani, këta e marrin me atë kultin e amerikanëve që, gjersa e ka thënë ambasadori amerikan, do arrestohet dhe Rama dhe këta dhe do të ndodhë vërtetë. Dhe e gjitha kjo manipulohet në emër të të tashmes dhe ky është një problem i të gjitha mediave tona dhe kulturës tonë të manipulim stimulimit dhe jo të së vërtetës." - u shpreh Lubonja.
Nik duken pak njërëz Siç thot Froku nuk e di pse kan dal mbase kot çtë them Froku mundet ti japi përgjigje më të plotë
Nji republik Injorantesh kete emer e meriton Shqiperia e sotme ,ja ku kalua 35 vite dhe te gjitha ata premtime te reme qe ja shiten popullit se dota bejme Shqiperine Evrope dhe ndodhi e kunderta ku ata qe premtuan u pasuruan me familjet e tyre kurse poulli injorant mbeti i varfer dhe akoma ju besojne dhe i mbeshtesin dhe bertasin ne sheshe se kete dota arestojne sot dhe ate tjetrin neser kurse ju mbeteni akoma pa buken e mjaftueshme ne shtepi ,por nuk e kuptojne se drejtesia e Shqiperis nuk eshte ne duart e qeverise por e drejtojne Amerikanet nga 10,000 km larg dhe Brukseli Demagogjik qe nuk duan te dine per Shqipetaret dhe i mbrojne hajdutet dhe te koruptuarit kurse popullit i shesin genjeshtra per anetaresimin ne BE ja une ju them se kjo nuk dote ndodhe kure ju shfrytezojne te huajt pse jeni budallenje dhe nuk kuptoni asgje.
Z.Lubonja,e shume anal iste e leshojne fjalen pa e peshuar dhe asnjeher nuk kerkojne falje por,vetem justifikohen se u kane devijuar fjalet.Ky dhe te tjere jane sahan lepires te kraheve ku ushqehen.
nuk te deformojne....thjesht te kane blere.....flatet e tua mund tti perdorin kur te duan...ku te duan e si te duan....mund te thone edhe te pathena..