Kërcënonte me vdekje gruan, parandalohet krimi në familje në Memaliaj, arrestohet 53-vjeçari

24 Janar 2026, 12:21Kronika TEMA
Kërcënonte me vdekje gruan, parandalohet krimi në familje në

Policia e Tepelenës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje, në fshatin Lulëzim të Memaliajt.

Pas njoftimit se një shtetas ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte me vrasje, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj ndërhynë menjëherë, duke vënë në pranga 53-vjeçarin.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në Komisariatin e Policisë  Tepelenë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, se do ta vriste, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 53 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj”, njofton Policia.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

2 Komente

  1. B
    Beqo

    ia paskan be pucin palicat

    Përgjigjjuni
    1. Mitat Alimema

      Stacion Policie apo Rajon Policie.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje