(VIDEO) Masa të rrepta sigurie: 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë do të transferohen drejt burgut të Peqinit

24 Janar 2026, 10:30Kronika TEMA
(VIDEO) Masa të rrepta sigurie: 90 të dënuar me rrezikshmëri

Nën masa të rrepta sigurie, pasditen e kësaj fundjave do të nisë operacioni për transferimin e 90 të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë drejt IEVP Peqin. Lëvizja e tyre do të realizohet me përfshirjen e strukturave të specializuara të rendit dhe shërbimeve penitenciare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit.

Burime mediatike bëjnë me dije se ky transferim do të kryhet në kuadër të rishpërndarjes së të dënuarve dhe forcimit të masave të sigurisë në institucionet penitenciare. Megjithatë, transferimi i menjëhershëm pritet të sjellë sfida në drejtim të akomodimit dhe procesit të përshtatjes së të dënuarve në institucionin pritës, duke krijuar një ngarkesë të shtuar për strukturat e IEVP Peqin.

Operacioni është planifikuar në çdo detaj, me eskortë të posaçme dhe zbatim të protokolleve të përforcuara të sigurisë. Autoritetet përgjegjëse po marrin masa për menaxhimin e situatës dhe garantimin e standardeve ligjore të trajtimit të të dënuarve, me qëllim që të mos cenohet rendi dhe siguria në institucion. Mësohet se transferimi ishte planifikuar të kryhej gjatë orëve të natës që lamë pas, por për arsye organizative është shtyrë për pasditen e sotme.

2 Komente

  1. M
    Mileti

    Mendoj se opracionet e tilla nuk duhet të bëhen publike për opinion e gjërë. Kjo ndoshta bëhet me qëllim deri sa bëhet e ditur koha,numri i personelit, automated etj.Ky operacion si duket i ngjan asaj të një jave më parë ku i burgosuri ikte me vrap drejt veturës që e priste pasi e dinte se ku është,ndërsa polic(dh)i,bënte sikur vraponte pas tij!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Ky lajm nuk duhej bere publik. Per sigurine e policeve nuk mendon njeri.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje