“Flota” e makinave luksoze të Ervis Martinajt në duart e shtetit

23 Janar 2026, 18:33Kronika TEMA
“Flota” e makinave  luksoze të Ervis Martinajt në duart e

Automjetet luksoze të bosëve të krimit, të sekuestruara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po përdoren tashmë nga institucionet qendrore.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka shpërndarë pjesën më të madhe të këtyre mjeteve për shërbime institucional.

Mes automjeteve që tashmë shërbejnë institucionet është dhe flota e ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur pa gjurmë që nga gushti i vitit 2022.

Disa nga automjetet e tij i janë dhënë në përdorim një bashkie të vogël, e cila po i përdor ato për nevoja institucionale, shkruan vna.

Kujtojmë se në shkurt të vitit 2023, SPAK sekuestroi 34 pasuri me vlerë miliona euro të Ervis Martinajt.

Mes automjeteve të konfiskuara ishin: një Smart Passion dhe një Land Rover Discovery, si dhe një Mercedes-Benz GLK 350, një Fiat Fiesta dhe një BMW M550.

Edhe sot e kësaj dite, biznesmeni i basteve dhe një ndër njerëzit më të fuqishëm të kumarit në vend, rezulton i zhdukur pa gjurmë.

1 Komente

  1. P
    Proverb nga malësia

    E mallkoi Zoti duke i dhënë gjithçka që deshi pangopshmëria e tij

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje