Në Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme pa praninë e deputetëve të opozitës të cilët janë në terren për përgatitjet e protestës të së shtunës, është diskutuar dhe miratuar një ndryshim në kodin penal.
Parkimi dysh i automjeteve deri tani i ndëshkuar me gjobë kthehet në një vepër penale e dënueshme me burg. Detajet se përse ashpërsohet kodi penal i dha relatori socialist deputeti Ervin Hoxha.
“Rritja e sigurisë rrugore dhe mbrojtja e jetës së qytetarëve duke ndëshkuar parkimin në rresht të dytë që pengon qarkullimin e mjeteve emergjente; Parandalimi i bllokimeve totale të rrugëve dhe pengesave serioze për këmbësorët, duke mbështetur lëvizjen e lirë dhe të sigurt të qytetarëve; Forcimi i efektit parandalues të ligjit penal në mënyrë që qytetarët të respektojnë hapësirat e qarkullimit dhe të kontribuojnë në sigurinë publike; Sigurimi i një kuadri ligjor të qartë dhe të efektshëm për institucionet e zbatimit të ligjit, duke mundësuar ndërhyrje të shpejta dhe të efektshme në situata emergjente”, tha Hoxha.
Ndryshimet në kodin penal parashikojnë dekriminalizimi e shpifjes përfshi rritjen e mbrojtjes të sigurisë së gazetarëve gjatë punës së tyre.
Sulmi, kërcënimi apo intimidimi ndaj një gazetari do të trajtohet me të njëjtin seriozitet si ai ndaj një punonjësi shteti, duke rritur dukshëm mbrojtjen ligjore dhe sigurinë e tyre fizike.
Ervin Hoxha shtoi: “1 deri 5 vite burg kush godet gazetarët në detyrë”.
Në këtë komision u miratuan edhe disa ndryshime në ligjin për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit. Pirro Vengu ministër i mbrojtjes tha në komision se ndryshimet synojnë një sistem të ri elektronik kontrolli dhe parandalimi e trafikut të jashtëligjshëm.
Filloni ndertimin e burgjeve te rrinj se vetem me parkimin dysh burgjet ekzistuese mbushen shume shpejt. Hajde ligj pacaure!!! Po sju mjaftojne gjobat mor tutkune por mendjen per burgjet e keni?? Ju thafte dora kush e voton o lapangjoze
jeni duke instaluar diktature o plehra. burg per cdo gje, dhe per pordhat do duhej te vendosni ne kodin penal burg. bastarde....
As ne diktature nuk kushte keto idjotesi . Po ku jemi ne korene e veriut te Kim lesh jungut?
Po vendet e parkimeve per makinat ku i kini? Ne Vlore p.sh dhe ne vere qe ka trafik asnje qender tregtare s ka parkim si ne gjithe boten. Ne te gjitha pallatet e reja s ka parkime, me perjashtim te 3 ose 4 ter ne L.mare.C te bejme t i ngreme makinat ne krahe? Shikoheni dhe nje here kete projekt ligj!
NE KOSOVE, ENVER HOXHA MINISTER I JASHTEM, NE SHQIPERI, ERVIN HOXHA ,( ENVER HOXHA) DEBUTET. TE DYVE KETYRE U DHJEFSHA EMRAT DHE MBIEMRAT. PO ASHTU DHJEFSHA NE FYTYRA GJITH ATA QE KANE ZGJEDHUR E VOTUAR EMRAT ME TE YRRYER E NEVERITUR TE SHQIPETAREVE.