11 ditë pas sherrit të ndodhur në një lokal në Lezhë, është kapur nga policia vëllai ish-deputetit Arben Noka, Gëzim Ndoka.
Pas ndalimit Gëzim Ndoka është lënë i lirë, pasi prokuroria ka vendosur që të hetohet në gjendje të lirë.
Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim djali i tij, Kevin Ndoka.
Sherri ndodhi në një lokal në Lezhë më datë 12 janar, ku të lënduar mbetën dy kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku.
Dy kushërinjtë kallëzuan në polici se babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka i dhunuan në lokal.
Asgje nuk ndodh ne VENDIN E KRIMIT SHQIPERI!
Po nga ana e gazetarit çfarë pune ka që përmënd vllain e tija ish deputet. Çfarë pune ka ish deputeti me rrahjen apo zënkat që bëjnë vllai apo nipi i tij. Ai ka jetën e tij private jo po të thonë dhe ish komshiu i ish deputetit. Idiotsi.