Kreu i SPAK, Klodian Braho takohet me ambasadorin e Britanisë

23 Janar 2026, 12:05Kronika TEMA
Kreu i SPAK, Klodian Braho takohet me ambasadorin e Britanisë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, zhvilloi një takim me Kreun e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, ku u diskutua mbi punën e deritanishme dhe mbështetjen e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar për këtë institucion.

Gjatë takimit, palët riafirmuan partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar, si një shqetësim i përbashkët për të dy vendet.

Ambasada Britanike theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur përpjekjet e SPAK në forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e kapaciteteve institucionale, në funksion të sigurisë dhe drejtësisë.

“Ambasadori Britanik Nicholas Abbott u takua me Kreun eSPAK-ut, Klodian Braho, për të diskutuar punën e vazhdueshme dhe mbështetjen e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar për SPAK-un. Të dy riafirmuan partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në trajtimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar serioz”, thuhet në reagimin e ambasadës britanike.

4 Komente

  1. A
    Adami

    Po me zotin kur do takohet meqe pune nuk po bejne

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ida

      Po pastaj, çfarë...

      Përgjigjjuni
      1. B
        Britani e ka hup rrugen ne oborin e Evropes

        Ambasadori britanik takon Spakun per karshillek ndaj Trump. Me mire do ishte ta transferonin Spakun dhe Gjkko ne Londer, edhe ti paguajne per ti konservuar si ekzemplare se si nuk duhet te jene institucionet e drejtesise neper bote!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje