Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, ka zbuluar gjatë emisionit “Kjo Javë” në News 24 një bisedë që ka zhvilluar vite më parë me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu, kur miratohej reforma e re e drejtësisë.
Sipas Lubonjës, ambasadori amerikan tha se Meta e Berisha do të futen në burg dhe Shqipëria do të futej në Evropë. Madje sipas tij, Lu kishte pohuar se radha do t’i vinte edhe Ramës.
“Rama ka qenë mjeshtri për të shitur demokracinë dhe për tu lidhur me kriminelët. Ai ka menduar që “le të bëjmë një reformë në drejtësi, që këta e marrin si një ecje përpara, në letra, dhe në disa arrestime, të fusim disa kryeministra që kanë bërë korrupsion por në të vërtetë ne mbrohemi nga këta dhe shkatërrojmë opozitën. Pra në fasadë të bëjmë drejtësinë dhe prapa kësaj të bëjmë padrejtësi.
Unë këto muhabete i kam bërë me ambasadorin amerikan. Futen dy, Saliu dhe Meta, Shqipëria futet në Evropë. Dhe në fund më tha se do t’i vijë radha dhe Ramës. Madje më tha kur do vëmë bast se do të ndodhë për një ose 2 muaj. Por kanë kaluar më shumë se 5 vjet”, – tha Lubonja.
Fatos Lubonja: Kemi pasur një periudhë kur kemi pasur opozitë më të fortë, kemi pasur president më të pavarur, kemi pasur institucione që kontrollonin njëri-tjetrin. Me atë që ka ndodhur me atë që ka thënë OSBE që është krijuar një parti shtet, që ka futur krimin në zgjedhjet elektorale, në këto kushte Edi Rama është shumë më i fortë dhe ka marrë drejtësinë në dorë.
Prova që dha opozita e re, Shehaj e Lapaj, që nuk ndiqen më, nuk e ka fajin Saliu. Me këtë pakënaqësi të madhe që ka populli, votat do të transferoheshin tek ata.
Rama ka qenë mjeshtri për të shitur demokracinë dhe për t’u lidhur me kriminelët. Paradoksi qëndron në faktin se kur u bë reforma në drejtësi pyetja ishte nëse do bëhej e pavarur dhe nëse do ishin amerikanët pas.
Pra, le të bëjmë një reformë në drejtësi, që këta e marrin si një ecje përpara, në letra, dhe në disa arrestime, të fusim disa kryeministra që kanë bërë korrupsion por në të vërtetë ne mbrohemi nga këta dhe shkatërrojmë opozitën. Pra në fasadë të bëjmë drejtësinë dhe prapa kësaj të bëjmë padrejtësi.
Unë këto muhabete i kam bërë me ambasadorin amerikan. Futen dy, Saliu dhe Meta, Shqipëria futet në Evropë. Dhe në fund më tha se do t’i vijë radha dhe Ramës. Madje më tha kur do vëmë bast se do të ndodhë për një ose 2 muaj. Por kanë kaluar më shumë se 5 vjet. /BW
Le ta marrim si te mireqene se i ka bere keto muhabete me ambasadorin amerikan, e çfare ndryshon ne thelb ne keto qe thote! Trump tha nese vij ne fuqi lufta ne Ukrahine ndalohet per 24 ore…A e ndaloi gje, ka nje vit qe eshte ne fuqi!
Shih, shih po ky i ditka te gjitha, bile edhe mendimet e pashprehura akoma te ambasadorit amerikan. Me siguri spaçi i ka dhene keto aftesi, bravo Lubonja!
Nuk hoqi dot dorë kurrë ky sharlatani nga vesi i vjetër i spihunit dhe intrigantit. Se sa mëkatarë, hajdutë, vrasës, tradhëtarë dhe psikopati janë liderët tanë e dimë të gjithë. Është një histori 35 vjeçare plot me katastrofa, vrasje, vjedhje, kufoma, dhunë, shitje territoresh, sulmesh ndaj shtetit, që e vërteton këtë. Por që të vendosë një ambasador se kush do shkoj në burg dhe të ketë pseudo intelektualë që tundin këtë flamur, jemi në kushtet e prostitucionit
T'i kishte thënë kur ia kanë thënë do kishte pasur fat Çqipëria. Medemek Lubonja ka qenë pjesëtar në hartimin e listave të të burgosurve të ardhshëm nga radhët e mender vipave. Bile Luboja, siç e pohon, ndryshe nga ata që punonin me plane 5 e 10-vjeçare, punuaka me plane 2-mujore. Asnjë çqipëtari tjetër nuk ia kanë besuar këtë detyrë shpëtimtare për menderokracinë. Ky duhet të shtrëngohet nga SPAK-u të tregojë listat e atyre që duhet të arrestojë SPAK-u sipas radhës së caktuar nga Luboja e ndonjë ambasador.
Ka tallur menderen.Duke te njofur tipin dhe duke pare qe je letue.
Ekzakt,Arreza ne Tepelene.