Përfaqësuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë paraqitur qëndrimin e tyre zyrtar në seancën që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, ku Kryeministria ka kundërshtuar masën e ndalimit të kërkuar ndaj zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku.
SPAK ka depozituar parashtrimet e saj me shkrim, duke theksuar se në këtë proces paraqitet në cilësinë e subjektit të interesuar dhe se kërkesa e Kryeministrisë nuk plotëson kushtet ligjore për shqyrtim kushtetues.
Sipas SPAK, pala kërkuese nuk legjitimohet si subjekt procedural për të aktivizuar kontrollin e Gjykatës Kushtetuese, pasi nuk është subjekt i drejtpërdrejtë dhe nuk ka provuar ekzistencën e një interesi personal dhe aktual, të shoqëruar me pasoja të pariparueshme apo rrezik konkret nga kryerja e tij.
“Pretendimet e kërkuesit bazohen në interpretime të ligjit, pa u provuar ekzistenca e një raporti juridik të cenuar me pasoja konkrete”, thuhet në qëndrimin e SPAK. Sipas prokurorisë, në këtë çështje nuk konstatohet konflikt kompetencash dhe mungon një çështje kushtetuese reale që të justifikojë ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese.
SPAK thekson se nuk mund të pretendohet konflikt kompetencash mes GJKKO-së dhe Kryeministrit. Sipas saj, vetë Gjykata Kushtetuese ka trajtuar më herët çështje të ngjashme, duke argumentuar se çdo institucion ushtron kompetencat e veta dhe se asnjë organ nuk ndërhyn në vendimmarrjen e tjetrit. Për ekzistencën e një konflikti kompetencash duhet të plotësohen tre kritere ligjore, të cilat, sipas SPAK, nuk përmbushen në rastin konkret.
Në parashtrimet e saj, SPAK vlerëson se kërkesa e Kryeministrit nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve, pasi masat e sigurimit nuk krijojnë një konflikt të tillë. Po ashtu, theksohet se kërkuesi nuk mund të përdorë këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj një ministri, pasi ndjekja penale është kompetencë ekskluzive e SPAK dhe GJKKO-së dhe nuk mund të cenohet nga pushteti ekzekutiv.
SPAK nënvizon gjithashtu se sistemi ligjor parashikon rrugë të qarta ankimi, përfshirë Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë, duke garantuar të drejtat procedurale të palëve.
Sa i përket pretendimit se pezullimi i zv/kryeministres ka bllokuar funksionimin normal të Këshillit të Ministrave, SPAK e cilëson atë të pabazuar, duke sqaruar se masa e sigurimit është vendosur ndaj individit dhe nuk cenon funksionimin institucional të qeverisë.
Spak ja ka bo teper borxh popullit fukara qe ua paguan rrogat maskarenjve nga mbi $10,000 cdo muaj. Ne pensinistet e shkolluar shume mire nuk na del pensioni per te jetuar me dinjitet minimal, ndersa keta prokurore te pa shkolluar tamam (shkollae leshi te demokracise se Saliut kane kryer) te paditur e te pa nxene, dhe disa edhe te palare e te papare besnike te Saliut deri ne vdekje, jetojne ne lluks te paguar nga vagabondi Rama tre here me shume se Presidenti Begaj dhe tridhjete here me shume se ne pensionistet qe jemi 30 here me shume te ditur se ata te Spak dhe Gjkko. Dhe meqe kjo qenka demokracia anarkike ne Shqiperi, ne nuk e duam ate!
Plotesisht e drejte per cfare po shkruani per ta. Pervec atyre qe ke shkruar, jane edhe maskarenj dhe te ligj.
Kush eshte ky prokuror qe po flet,me duket si shemsi prenci prej dibre.
SPAK eshte shnderruar ne Gestapo e shekullit 21.Te shkrihet sa me pare ky institucion fashist, se pastaj do jete shume vone dhe demi do jete i pa riparueshem.
Sa argumente te cekta dhe alogjike? Prandaj SPAK ka mbushur burgjet me te paraburgosur. Duhet reformuar SPAK e kopetencat e tij. Kodi i ri penal duhet te jete me i qarte dhe kopetenca te percaktuara sakte, se keta te plepave, kane nivel teper te ulet profesional, dhe duke qene pd-iste, mendojne se mund te bejne cfare te duan, ashtu si po bejne, por u duhet vene limiti i kopetencave.
I ka pire ilaçet ky pr0kurori ? *****n.
Këta janë të çuditëshëm! Qeveria dhe Drejtësia, si organe të pavarura, janë të dyja “pjellë” të Parlamentit dhe çdo kontraditë ndërmjet tyre sqarohet në origjinë që është Parlamenti, përndryshe kthehemi si “këmbët e dhisë”!
I dashur SPAK, ketu nuk qendron argumenti juaj. Pezullimi Ballukut sigurisht bllokon institucjonin e qeverise. Nuk eshte me ceshtje personi.
Spak nuk ka kohen te merret me vrasjet e 21 Janarit...mbasi jane bashkepunetore ne krim!
"SPAK e cilëson atë të pabazuar, duke sqaruar se masa e sigurimit është vendosur ndaj individit dhe nuk cenon funksionimin institucional të qeverisë". Ok, po masa e sigurimit ndaj Erjon Veliajt, te cilin Kushtetuesja e njeh si kryetar Bashkie, ndaj kujt eshte? Pergjigjuni mor shkeles te ligjit!
Cuditen perse nuk veprojne si gjithmone socialistet te pakten sa 1/10 e demokrateve te nongrades. P.sh. perse nuk i drejtojne nje leter SPAK dhe KLP qe te reagojne publikisht ndaj etiketimeve publike te Berishes qe “ SPAK ESHTE ORGANIZATE KRIMINALE “, sepse jo per gje por se zakonisht heshtja eshte pranim i kesaj akuze !!!!
Tani, kuvendi thote ka shkelur kte ligj kte ligj dhe kte ligj spaku... Kurse spaku thote interpretime se kjo nuk eshte kjo nuk eshte e kjo nuk eshte.. Pse nuk thone kemi vepruar ne baze te ligjit ky ligjit ky dhe ligjit ky qe na jep te drejten te kerkojme kte kte dhe kte... Pra njeri del me argumenta ligjore ku ke bere shkelje kurse tjetri me justifikime.. Normalisht mjafton kjo per te krijuar nje ide se kush mund te kete te drejte.. Spak te na thote ku eshte ligji qe i jep te drejte te kerkoje ndalimin, pezullimin dhe arrestin e nje personi ne baze te provave per faktin e kryer. NQS KE PROVA nuk ka ligj qe te bllokon.. NQS ke llafe e dyshime atehere ligji te thote meso te besh punen e jo te ndalosh njerzit kot me kot. Nejse per te mire e ne gezime. Pune te mbare.
Saliu ne bashkepunim me grupin e zjarrit ne Spak-GJKKO dhe me ndihmen e te "perndershmit"Altin Dumanit tre vjet ne krye te Spakut I shpallen lufte Edi Rames dhe qeverise se tij. Duman Spaku me thashethemet e Saliut (gjoja Nesti Angoni)arrestuan Erion Velin,dhe po me te njejten menyre po kerkojn arrestimin e Ballukut. Besoj se kthesa ka filluar kunder bandes kriminale Duman,Dado,Prenci,Bano,Pellumbi etj.
Nqs SPAKu ka akuzën gati atëherë të shkojë në gjyq. Boll me arrestime dhe paraburgime. Turp!!!
Dritan Prenci,mbeturin balliste qe I eshte besuar nje pergjegjesi e madhe per te bere drejtesi,jo per te nxjer mllefet e paraardhesve te tij kriminel.
Na rrofte spak-u, pa nuk kemi nevoje as per shtet, as per president, as per kuvend e as per km, vetem dum dumani te na rroje sa malet. Plehra, turp per kete vend.
Largojini nga drejtesia keta mbeturina ballistesh si ky Prenci qe punojn me urrejtjen e te pembysurve.
SHKOLLA E PLEPAVE TE SALEHUT MUND TI KUPTOJE SE CKANE SHKRUAR.... JA SKAPI I SALEHUT QE DESHEM NE
Ore bastarda , kushtetuesja nuk po pezullon hetimin, po pezullon pezullimin qe i beret ju asaj nga funksionet shteterore. Mos na beni per budallenj .
Deri tani shumuca e zyrtareve socialist jan arrestuar duke u bazuar ne thashethemet e Sali kriminelit. Banditet kriminel te Saliut ne Spak po zbatojn me perpikmeri urdherat e tij,kjo tashme eshte shume qart per shqiptaret. Shpresoj qe Edi Rama te reagoj,mjafte me heshtje.
Ky Prenci eshte antar I bandes se krimineleve te Saliut ne Spak.
Spaku perfundimisht ka rene nen diktatin e Sali hales.Edhe arrestimi I Ilir Metes ishte per te mbrojtur Saliun,gjoja po godasim dhe opoziten,per te mbrojtur krimet e tij.
Me ne fund Spakut ju cjerr maska,hetojn me shpejtesi nje leter anonime nga Nesti Angoni(ne fakt e kan shkruar vet)dhe bejne hetimet me shpejtesin e breshkes per Sali kriminelin.
Do vij dita qe banditet e Saliut ne Spak te japin llogari per te gjitha poshtersit qe kan bere. Jam i bindur se me vdekjen politike te Saliut do kemi dhe vdekjen juridike te gjithe Dumaneve dhe Dadove ne drejtesi.
Kushtetusja nuk merret me individin dhe akuzat ndaj saj por me rolin qeveritar qe ka si ministre. Prokurori i SPAK ishte nivel skandaloz, plus keta duan te jene edhe prokuror edhe gjykates.. Te mendosh qe keta paguhen 10 mij euro ne muaj, turp i zotit.
Ptuuu,Palo prokuror,zagar i Sali kriminelit si dhe Dumani-Dado.
Edhe sa kohe shqiptaret do durojn krimet e Spak Saliut kunder zyrtareve te qeverise me thashethemet e kriminelit me te madh te kombit Sali qenefit?
Bashkepunimit midis Sali kriminelit dhe kriminelve te tij ne Spak si Duman-Dado- Prenc po ju vjen fundi. Deri tani i ka denuar opinioni,neser do i denoj dhe ligji.
Shumica e Spak-GJKKO me berishist tregon se sistemi i drejtesise ishte i kapur 90% nga njerezit e Saliut. Fytyrat e ketyre Dumaneve,Dadove,prenceve,Banove etj kan mar formen dhe permbajtjen e Saliut. Pa asgjesuar kete bande berishiste ne Spak mos prisni drejtesi.