Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, i cilësoi “kamikazë” gjyqtarët e GJKKO-së.
“Kjo mori masë ekstreme për dhëndrrin e Sali Berishës. Sot ka Presidentin Ilir Meta që po e mban në parburgim për 16 muaj dhe ne i bëjmë kërkesë zëvendësim mase, ajo thotë ti do intimidosh dëshmitarët. Do prishësh provat. Çfarë provash do prishë në 2009 zoti Meta? Vetëm Irena Gjoka e di. Problemi është se ata gjyqtarë aty, si Gjoka, si Erjon Çela e të gjithë me radhë janë të gjithë kamikazë. Nuk ka dyshim. Nuk është thjesht zonja Gjoka aty. Meta duhet ta përfundonte seancën paraprake në muajin shtator dhe ne sot jemi në fund të janarit. Kemi seancë nesër prapë dhe nuk e dimë a do zhvillohet apo jo. Mund të jetë me raport zonja Gjoka. Dhe kur i kërkojmë arsyen përse ti po e mban në paraburgim, ajo të rri e të shikon, rri dhe tre orë andej gjoja lexon dosjen dhe kthehet aty dy sekonda e thotë sepse ky prish provat”, tha avokati i Metës.
“Mua nuk më shqetëson fakti çfarë ka bërë ajo në Greqi. Mua më intereson që ajo është kthyer në kamikaze e pushtetit. Ky është thelbi i gjësë. Mua më shqetëson ana profesionale e saj, që ajo nuk merr vendime vetë. Më shqetëson fakti që Altin Dumani e ka nën hetim për këtë çështjen e Greqisë dhe Altin Dumani është njëri nga tre prokurorët që ka çuar kërkesën për zotin Meta. Si ajo do japi vendim kundër? Ja, kjo është drejtësia. Si mund të marrësh ti masa sigurie arrest me burg për Presidentin për vepër penale që pretendohet se ka ndodhur në vitin 2009. Prandaj them që ata janë kthyer në toga të kuqe të pushkatimit. Unë e kam dhe për zotin Veliaj. Nuk e kam vetëm për zotin Meta. Unë e kam dhe për zotin Ahmetaj. Zoti Ahmetaj të ishte sot në Shqipëri do kishte dy vite e gjysmë do rrinte në paraburgim. Ata bëjnë inkuizicion”, shtoi Cakrani.
Turp per Temen qe u le hapesire plehrave te tilla qe shprehin vetem instikte kafsherore.
Në fakt ai po thotë diçka të vërtetë. Të arrestohet tjetrin e ta mbash në paraburgim për 2 vjet është thjesht një turp për të mos thënë një lojë. Nqs kishte prova dhe ai plerë nuk del në gjyq I bie që SPAK po bën teatër. Dakord 6 muaj se ka materiale për tu përgatitur apo prova të tjera. 2 vjet??? I bie që Balluku rë mos lejohet të arrestohet se këta të mbajnë në burg dhe nuk të nxjerrin në gjyq. Njëlloj edhe .e Veliaj. Po me Berishën...??? Turp!
Fshatari injorant që na glorifikon hajdutët e korruptuar që shkatërruan shtetin shqiptar,duhet të nxirret jashtë ligjit per sabotim të sfondit të etiketës sociale.
Kujtim Cakrani duhet te saktesoje thenien e tij se banistat ne GJKKO jane kamikaze, te qartesoje se banistat jane kamikaze te Sali kriminelit. Akoma nuk e ka kuptuar Likja se po te doje Saliu dhe Argita mund ta nxjerrin sot nga paraburgimi. Likja rri ne paraburgim qe atje te mos futet Saliu.
Po ky hajvani eshte vetem per ti vene samarin dhe ta ngarkosh me dru , e jo me ta quash avukat.mos I jepni hapsire ketij derdimeni , le te mari ca para nga hajnat , kur budallai ben te zgjuarin...