“Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar duhet të dalin para drejtësisë”, mbesa e Ziver Veizit me sytë nga SPAK

21 Janar 2026, 21:45Kronika TEMA
“Përgjegjësit për 4 të vrarët në 21 Janar

Ne duam të besojmë që SPAK-u do ta çojë çështjen e 21 Janarit deri në fund, sepse kjo është shpresa e fundit që kjo tragjedi mos të mbetet pa ndëshkuar.

Kështu deklaroi në “Studio Live“ me Ermal Qorin në Report Tv, Zamira Veizi, mbesa e Ziver Veizit, i cili ishte një prej protestuesve që u vra nga plumbat e shtetit teksa protestonte kundër Sali Berishës më 21 janar të vitit 2011, para Kryeministrisë në Tiranë.

“Kemi një dhimbje më të madhe për arsye të drejtësisë munguar. Jemi skeptikë se 15 vite ishin mjaftueshëm për të vendosur drejtësi, por ka qenë e munguar”,- tha ajo.

“Është SPAK-u, që është organi i zhveshur nga politika që duhet të marrë një vendim të paanshëm dhe transparent për këtë çështje”,- shtoi ajo.

Mbesa e të vrarit nga plumbat e shtetit vlerësoi gatishmërinë e mazhorancës së sotme për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe fakteve të masakrës së 21 janarit, ku në total u vranë 4 protestues, por theksoi zhgënjimin e saj për vonesën e dhënies së drejtësisë.

“Ne sigurisht që kemi pasur takime, sigurisht që mazhoranca është treguar e gatshme për të zbardhur këtë çështje. Kemi dëgjuar premtime, por fatkeqësisht ndodhemi pas 15 vitesh kur këto premtime nuk janë mbajtur. Drejtësia u premtua, por nuk u realizua, jemi në kushtet që nuk është vendosur në vend pas kaq shumë viteve”,- tha Zamira Veizi.

Mbesa e Ziver Veizit kërkon që pavarësisht vonesës 15-vjeçare, përgjegjësit e masakrës së 21 janarit duhet të dalin para drejtësisë dhe të ndëshkohen.

“Drejtësia nuk duhet të vonojë për 21 janarin. Është plagë e hapur jo vetëm për ne si familjarë, por për të gjithë shoqërinë. E vërteta duhet të dalë në dritë, përgjegjësit e asaj maskare duhet të dalin para drejtësisë, ky është mesazhi im”,- tha Zamira Veizi.

4 Komente

  1. T
    Ticket To Heaven !!!

    E kuptoj dhimbjen tuaj ,shpirti i te ndjerit Ziver Veizi u prehte ne paqe , i mbeshtes 100% fjalet qe keni thene , dhe kerkesen qe te vihet drejtesi per 21 janarin , dhe pergjegjesi kryesor i vrasjeve Saliu te mbaje pergjegjesi penale.....por nese do isha ne vendin tuaj , do te beja edhe nje pyetje per organizatorin e protestes , Ramen : " Ne 21 janar dolem ne proteste per shkak te videos se Ilir Metes , i afermi yne u vra ne proteste per kete gje , Ilir Meta me pas i fyeu protestuesit duke ju thene "kokepalare" , ...pastaj ne 2013 ju , Rama bete aleance me Ilir Meten !!! dmth "ILIRI ISHTE I MIRE ? " , kot protestuam ne , kot u derdh gjaku i te afermit tone ???

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tiket po

      Po ngateron politiken me drejtesine , koalicioni eshte politike me drejtesine meren te tjeret...... Pasi behemi si keta te Bufit qe i bejne gjyqin Ballukut pa dale ne gjyqe.

      Përgjigjjuni
      1. W
        Walk of Life !!!

        Nese je zedhenes i Rames , pergjigju , nese je adhurues i tij sigurisht qe nuk te leverdis te pergjigjesh.....ne komentin tim ne fillim kam folur qarte per drejtesine , por ti kur lexon pyetjen time me pas , i harron ato cfare shkruaj me siper , te leverdis qe te me akuzosh si njeri i Bufit....as nuk me rruhet se cfare mendon ti dhe te tjeret..... as nuk me rruhet as per Bufin as per Ramen , funderrina jane te dy , .....por nese une do te isha nje i aferm i te vrareve , natyrshem do ta beja kete pyetje.

        Përgjigjjuni
    2. M
      Mos u lodhni kot

      SPAK eshte Berrisha , ju kerkoni qe Berrisha te denoje vehtveten....... Eshte vrasje ne mesdite para kamerave eshte nje nga dosjet me te lehta . Nje parallélisme , policia shkone deri ne Norvège Suède Finlande per te arrestuar e extraduar dike se ka mbjelle hashish , e ndersa Bufin e ka aty ku deklaron hapur para kamerave do vrisja edhe Edi Ramen.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje