GJKKO: Nuk do marrim pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese për Ballukun (ARSYEJA)

22 Janar 2026, 09:35Kronika TEMA
GJKKO: Nuk do marrim pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare publike që zhvillohet sot në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me kërkesën e paraqitur nga Kryeministri Rama për çështjen Balluku.

Objekti i shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese lidhet me “zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër”, në lidhje me pezullimin e ushtrimit të detyrës së një anëtari të Këshillit të Ministrave.

Në njoftimin e saj, GJKKO thekson se ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë proces, pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë. Sipas qëndrimit zyrtar të gjykatës, në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të përfshihet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj. Një pjesëmarrje e tillë, theksohet në njoftim, do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.

GJKKO bën me dije se i ka përcjellë zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese qëndrimin e saj përmes shkresës nr. 5560/1 Prot., datë 29.12.2025, ku janë parashtruar në mënyrë të detajuar arsyet ligjore pse kjo gjykatë nuk mund të konsiderohet palë në këtë proces kushtetues. Seanca plenare e Gjykatës Kushtetuese pritet të zhvillohet sot, mes një vëmendjeje të shtuar publike dhe politike, për shkak të implikimeve institucionale dhe kushtetuese të çështjes.

NJOFTIMI I GJKKO
Nisur nga pyetjet e vazhdueshme nga ana e gazetarëve dhe interesi i lartë që ka në media dhe në publik seanca plenare publike që do të zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me:
Kërkues: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë.
Subjekte të Interesuara: Presidenti i Republikës, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Objekti: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave…,
Ju informojmë se GJKKO nuk do të marrë pjesë në këtë seancë plenare pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.
Në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe të ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj. Pjesëmarrja e GJKKO-së si palë e interesuar në Gjykatën Kushtetuese do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.
Bashkëlidhur gjeni të plotë shkresën nr. 5560/1 Prot., datë 29.12.2025, nëpërmjet së cilës GJKKO i ka kthyer përgjigje Gjykatës Kushtetuese, duke parashtruar arsyet ligjore për të cilat kjo gjykatë nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.

PEZULLIMI I BALLUKUT NGA GJKKO
Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Balluku akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese, ndërsa akuzave u është shtuar edhe shkelje e barazisë me tendera në Unazën e Madhe.

Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.

10 Komente

  1. T
    Tan tirona

    Me një fjale e keni MENDEROSUR,pra keni AUTO HEDHUR POSHTE VENDIMIN TUAJ

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!

      Ju lutem , na jepni nje informacion : GJKKO dhe Spak jane te kapura nga Saliu. Po Gjykata Kushtetuese , a ka shpetuar pa u kapur nga Saliu ? Nese po , nga kush eshte kapur , apo per momentin eshte "e lire" ....a mund te tentojme ta kapim apo nuk kapet dot ???................ju pershendes me kengen e njohur aktuale "O Bela Ciao ciao ciao" !!!!!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjkko eshte gjykate e Saliut, e tredhur dhe pa din

        Gjkko ka frike ti tregoje popullit, qe e paguan miliona ne vit, fytyren e saj te shemtuar si institucion. Keta maskarenj e quajne vehten te pavarur, por harrojne qe edhe pushteti ekzekutiv eshte i pavarur prej tyre!

        Përgjigjjuni
      2. h
        hila

        Nuk kane fytyre te perballen ne gjukaten kushtetuse laperat e drejtesis te kesaj gjykate sepse e pane se nuk u eci pa drejtesija e tyne. Lum shqiptaret me keto gjykate e gjykates e prokurore gjoja te pa anshem e te pa kapun, hajt dru me pre.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigrant

          Si duket gjyqtari me nenshtesi greke dhe prekurori gjithashtu me nenshtesi greke moren urdher te terhiqen nga ky gjykim Bravo spak apo aspak sic thot berishi

          Përgjigjjuni
          1. S
            Skerdi

            Normal qe nuk do mare pjese. Asnjehere Gjykata e mëparshme kur del me Vendim nuk vjen ne shkallen tjeter te mbroj vendimin. Pasi ajo ka folur me vendim. Kaq. Edhe per qytetaret edhe per shtetaret. Ka shkuar SPAK kaq mjafton.

            Përgjigjjuni
            1. m
              mergim tari

              Nese prokuroret e SPAK-ut dhe Gjykata e Posacme nuk Kane fytyre dhe nuk gjejne argumenta të paraqiten ne gjykate, te marrin avokat. Psh eshte nje qe mund tu beje Pune. Cakrani ja thone mbiemrin. Torrollak me të mire nuk gjejne ne tere kasaba.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ana

                Ju flisni për pavarësinë institucionale,po nga Prokuroria Speciale a jini të pavarur në marrjen e vendimeve ???

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xeni

                  Jane terhequr se e kane kuptuar gabimin. Qeveria pra edhe anetarete saje jane votuar nga populli, pra populli ka besuar atyre administrimin e taksave per 4 vite. Eshte pune dhe e drejte e qeverise se cfare ben me ato taksa dhe jo e SPAK. Populli ne zgjedhje analizon nese i kane perdorur mire e me efikasitet ato para dhe u jep ose u mohon vote. Ne rastin konkret qeveria ka marre votbesimin me 11 Maj, pra populli ka qene dakort me menyren si i ka shpenzuar qeveria taksat, edhe nese ne ndonje rast kane gabuar sic ka bere Balluku me ato 50 milion euro, populli e ka amnistuar me vote, ja ka falur gabimin. Tani ku hyn Spaku ketu, vetemSpak e di. Kesaj i thone, i zoti ta jep telalli s'ta le.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fpa

                    Filloi dhe GJKKO me bojkot si PD-ja. Ne Kushtetuese duhet te shkoni te argumentoni vendimin we keni mare dhe nuk shko i si pale e akuzuar nga K/ministri. Ky qendrim ndan 2 pikpyetje: a)paaftesi(?) apo jeni b)skalion i Berishes?

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje