“60 policë do të mjaftonin”, Gjyqtarët ndjehen të pasigurt, kërkohet një polic në çdo kat të gjykatës, por s’ka buxhet

22 Janar 2026, 16:52Kronika TEMA
“60 policë do të mjaftonin”, Gjyqtarët ndjehen

Siguria vijon që të mbetet shqetësim serioz për togat e zeza në godinat ku japin drejtësi në emër të republikës.


Nënkryetari i Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha, në një bashkëbisedim me gazetarët theksoi kërkesat e vazhdueshme që ka bërë për prezencë të policisë në gjykatë dhe në ruajtjen e ambienteve

“60 punonjës policie do të mjaftonin për sigurinë tonë. Duam nga një polic për kat.  Godinat e gjykatave ku ka prova të rëndësishme pasdite i ruan Zoti’, tha Hoxha.

Përveç sigurisë, një tjetër problem shqetësues sipas nënkryetarit të gjykatës është edhe mungesa e ambienteve, aktualisht në gjykatën penale operohet vetëm me 3 salla.

“Nevojë ulëritëse për ambiente. Kemi kërkuar buxhet na i kanë aprovuar vetëm 10%”, shprehet ai.

Aktualisht gjykata e Tiranës funksionon me 55 gjyqtarë nga 80 që ka organika çka reflekton në punën e përditshme të gjyqtarëve dhe në zgjatjen e kohës së qytetarëve duke pritur drejtësi.

5 Komente

  1. T
    Trapajane hesapi

    Padrejtesise tuaja nuk ka polic qe I mbron. Beni drejtesi ligjore dhe tregohuni te ndershem dhe do te shikoni se nuk keni nevoje per ASNJE polic

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vala

      Gjyqtaret qe kerkojne edhe dyfishim page, jane njesoj me gjithe nepunesit e shtetit dhe s'ka pse privilegjohen. Le te bejne pastertisht punen e tyre dhe s'ka arsye perse te shqetesohen. Por edhe te behen pale me krimin, edhe te kerkojne mbrojtje nga shteti, sikur nuk shkon.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tomori

        Duhet nga nje polic vertet per ju, por nga ato te cias, dhe nga nje kirurg plastik qe tju regulloje turinjte dhe bythet se jeni bere nje kopje te gjithe si alienet. Duken nga fotoja turinjte e derkucit te kesaj qe sic duket eshte gjyq...ta...re. Shpresojme qe te ktheni ne njerez pasi e kthyet pamjen fizike ( jo te gjithe) duke konkuruar majmunet, lopet dhe elefantet. Mjafton te fillosh me meri gjinin si baldoze dhe te vazhdosh me ato qe pellasin neper ekrane dhe te perfundosh me larot e lareshat e ekraneve. Ore njerez , Zoti na ka krijuar per te jetuar ashtu sic kemi lindur , ndryshe do na kishte bere majmune . Mos u shemtoni duke dhene para. Perdorini ato per te jetuar si njerez.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me mire pa gjykata se me keto qe kemi ne

          Gjykatesit e korruptuar qe vetem padrejtesi japin duan edhe polic ne cdo kat! Jo mor jo, po te jeni te ndershem dhe te pa korruptuar nuk ka nevoje per police, pervec se tek dera hyrese e gjykatave.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mbase duhet

            te ju veme Ushtrine te ju ruaj !? Ju jeni te ndyre dhe prandaj keni frike. Jeni Zagare te Vampirit dhe Argites.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje