Hynë në komisariat dhe dhunuan efektiven e policisë, arrestohen dy motrat në Tiranë

23 Janar 2026, 14:54Kronika TEMA
Hynë në komisariat dhe dhunuan efektiven e policisë, arrestohen

Dy shtetase janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Blutë bëjnë me dije se M. A., 38 vjeç dhe R. A., 29 vjeç kanë hyrë në amientet e komisariatit nr.3 dhe kanë dhunuar një efektive.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetaset
M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie;
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

3 Komente

  1. A
    Abazi

    Ska as gje te jashte zakonshme,marin shembullin e Mul Noka sepse dhe ai e ka zakon te qelloj policet

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albana

      hajde polici hajde

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demiri

        Ore po a hyn çdo njeri në komisarjat? Po a ka sigur nëpër institucione? Prit të të ruajnë policët, për të qeshur dhe për të qarë. Skandal dhe ato dy qelbësira rasini në burg se kanë dhunuar shtetin.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje