
Policia peruane ka identifikuar dy shqiptarët që drejtonin trafikun e drogës nga Peruja drejt Holandës dhe të cilëve iu kap një ngarkesë prej 2.2 tonësh. Sipas policisë peruane kundër narkotikëve, trafikantët shqiptarë frekuentonin shpesh ambientet e një kompanie agroindustriale ndërsa bëhet e ditur se të dy shqiptarët janë përfaqësues të rëndësishëm të bandave shqiptare të drogës si dhe pjesë e kartelit Los Balcanes.
Ata kanë qëndruar në një hotel luksoz, që ndodhet në El Golf, ndërsa kanë udhëtuar drejt qytetit peruan me qëllim financimin, si dhe për t’u kujdesur për logjistikën dhe koordinimin në trafikimin e më shumë se dy tonëve kokainë, e kamufluar në formë të lëngshme në kanaçe asparagusi, me vlerë 160 milionë euro që kishte si destinacion Holandën. Të dy shqiptarët janë identifikuar si Frank Malo dhe Gentjan Meta, shkruajnë meidat peruane.
Të dy, ata njihen ndryshe me emrat si ‘Barbas’ dhe ‘Pelado’, ndërsa kanë hyrë legalisht në Peru përmes Ekuadorit duke u paraqitur si turistë, për kryer dërgesën e drogës që do të transportohej në rrugë detare përmes portit të Callaos.
“Ne kemi sekuestruar 2 ton kokainë që ishte nisur drejt Holandës” tha në një deklaratë kreu i Drejtorisë së Anti Drogës në Peru nga porti i Callao.
Ai theksoi se dy shqiptarët Malo dhe Meta ndodheshin në krye të grupit që trafikonin lëndën narkotike që kishte për destinacion portin e Roterdamit në Holandë.
“Kjo është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri. Ne po koordinohemi me autoritetet ndërkombëtare për të zbuluar vendndodhjen e dy shqiptarëve që kanë mbërritur në vendin tonë në koordinim me mafien shqiptare” u shpreh ai.
Barbas = Mjekroshi Pelado = Tullaci ???????????????????????????? Arjan Cani Klodiana lala Artan Hoxha = Zone e lire
Fara e ndyre turke..... narkotrafike,kusare, kriminele,hajdute, sumqire,pedhofila,homo, autochthonous,nizame turkije,isis, Boca harram etj,etj......disa nga profesionet e tyre neper evrope,bote,vatan,turkye , Abu Dhabi etj.... allah uakbar.
Kujdes se po te vune poshte ty dhe papune Grek qe bashkjeton, do ti nxjerrin syte nga vendi keta...
Pirdh
Gjynaf leket ne shqiperi do ti investonin
Gjynaf te gjoret kane sakrifikuar jo pak rrezik denohen shume
Gjynof
Kjo e ka emrin Tahma Po ti pyetesh Shqiptaret pse bien keq Pergjigja dihet Tahmaja Tahmaja i ka bere te vriten te kapen te fshihen e te armiqesohen me njeri tjetrin Me pak llafe keta te rastit ne fjale kane tregtuar disa kohe 50 kg pastaj ca. 100 kg pastaj 300 500 1 ton dhe aty mund dhe te stoponin dhe te jetonin si boba 3 breza e me tutje vila biznese etc Por jo tahmaja i erresoi arsyen dhe sigurisht po mos te ishin kapur heren tjeter do merrnin 5 Ton dhe benin plane dhe per 10 Ton Me pak fjale tahma Shqiptari. Gjynaf
Si ka mundesi qe ne Shqiperi kapen vetem shperndaresit e kokaines ne doza te vogla. Po magazina e shumices ku eshte? Kur vjen ne magazine? Punonjesit, peshoret, menaxheret, financuesit, porositesit. Po garantuesit per te dhene garanci per kete aktivitet kriminal, kush eshte? Me siguri Policia, se ska kush te jete tjeter, ose persona te lidhur me policine, pse jo dhe njerez te politikes dhe pushtetit.