Daily Mail ka publikuar fotot në sallën e gjyqit të vrasësit me pagesë të biznesmenit Ardian Nikuljat, Ruben Saraiva, i cili u dënua nga gjykata e Lezhë me burg përjetë.
Sipas britanikes, ai është paguar 1 milion paund për të kryer këtë vrasje.
Ruben Saraiva, kishte fluturuar nga Londra në Shqipëri dy muaj para krimit të prillit 2023 si anëtari kyç i një bande vrasësish britanikë, që thuhet se përfshinte edhe një nënë të re nga Bristoli, të punësuar për të kryer operacionin, pretendojnë prokurorët.
Mes masave të rrepta sigurie në Gjykatën e Lezhës, gjykatësi Lirim Bulica i tha Saraivës se do ta kalonte pjesën tjetër të jetës së tij në një burg të sigurisë së lartë, pasi e shpalli fajtor për vrasje me paramendim në bashkëpunim me të tjerë dhe posedim të paligjshëm të armëve.
I veshur me një tuta të zeza, ndërsa qëndronte disa metra larg gruas së viktimës së tij, Saraiva tundi kokën në bankën e të akuzuarve me fasadë xhami ndërsa u dha vendimi.
Vrasja dyshohet se është organizuar nga një anëtar i një familjeje rivale shqiptare që jeton në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët dyshonin se Nikulaj, baba i katër fëmijëve, kishte vrarë një nga të afërmit e tyre si pjesë e një ‘hasmërie’ midis familjeve, e cila ka zgjatur gati tre dekada dhe tashmë ka marrë nëntë jetë.
Britanikët u përzgjodhën për të kryer operacionin sepse, ndërsa Nikulaj nuk do të kishte dyshuar për ndonjë rrezik nga vizitorët nga Anglia, pretendojnë prokurorët.
nje gerrko servi arrixhinji me pak rrugve te njerzve .......sa me teper gerrko arrixhinji servi gjakdhjeri ne burgje aq me te sigurta jane rruget e njerzve te thjesht ......yttttttttttt rrac gerrko new EU.
Ti Messerschmitt je rroçkë fare.ça pi ore? Po ik ore fëmijë se le nam
1 milion euro apo paund?
1 miljon euro te huajve per te vrare gjakun tend, vetem maloket mund te kene kaq llogjike.