Raporti i IKMT për 2025/ 447 ndërtime pa leje u prishën, 130 në Theth

26 Mars 2026, 19:41Kronika TEMA
Raporti i IKMT për 2025/ 447 ndërtime pa leje u prishën, 130

Prishja e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit ishte kryefjala e korrikut të vitit të shkuar, që solli përplasje të dhunshme të banorëve të zonës me policinë, IMT-në e bashkisë Shkodër dhe Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Përveç kësaj, nisma për të heqjen e shtesave të lokaleve që prej vitesh zaptonin trotuaret, shënjoi thuajse të gjithë sezonin turistik.

Në raportin vjetor të Ministrisë së Brendshme për IKMT-në, preken në veçanti zonat malore ku institucioni ishte në mbështetje të IMT-ve të bashkive për shembjen e ndërtimeve pa leje. Ndër to, në parkun Kombëtar të Thethit u prishën 130 ndërtime pa leje, 26 në zonën e Tropojës, dhe 18 të tjera në Himarë.

 

IKMT NË MBËSHTETJE TË IMT


Theth                   130 ndërtime

Tropojë                26 ndërtime

Himarë                18 ndërtime

 

Ndërkohë, për vitin që lamë pas, vetë IKMT në bazë të ligjit dhe inspektimeve të kryera në terren, ka ndërhyrë në të gjithë vendin për prishjen e 447 ndërtimeve që kanë qenë në kundërshtim me ligjin ose që janë shpronësuar. Po ashtu janë edhe 297 vendime të tjera për prishje në pritje të ekzekutimit, ndërsa për 232 subjekte të tjera është vendosur gjobë për ndërtimin e tyre pa leje. Tabelë...

 

VENDIME PËR NDËRTIMET PA LEJE


Ndërtime të prishura              447

Vendim prishje                       297

Gjobë, ndërtime pa leje           232

 

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përveç inspektimeve të realizuara në territor, në përputhje me fushën e përgjegjësisë, ka ndërmarrë veprime konkrete edhe në kuadër të zbatimit të projekteve madhore të qeverisë, të cilat janë kryer në bashkëpunim me strukturat e tjera ligjzbatuese, kryesisht Policinë e Shtetit.

 

Në veçanti raporti ndanë 4 projekte të rëndësishme madhore, i cili përfshinë Unazën e Madhe të Tiranës, në disa lote të ndryshme të saj, ku u prishën në total 6 objekte të shpronësuara. Për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës u prishën nga IKMT si të shpronësuar, 20 objekte. 30 të tjera u prishën në Vlorë për lidhjen e rrugës Transballkanike me Portin e Vlorës dhe për projektin Lungomare 3 dhe 4, kryesisht në vijën bregdetare Vlorë-Orikum. IKMT prishi edhe 25 objekte të tjera në rrugën Elbasan-Librazhd- Qafë Thanë, pjesë të Korridorit 8. Tabelë...

 

PRISHJE NË PROJEKTE STRATEGJIKE

 

Unaza e Madhe e Tiranës                 6 objekte

Hyrja e Shkodrës                             20 objekte

Vlorë dhe Lungomare                      30 objekte

Korridori 8                                       25 objekte

 

IKMT ndërhyri edhe në bregdet, duke prishur në total 106 objekte pa leje, 22 më shumë se në vitin 2024. Pjesa më e madhe e tyre në vijën e Kepit të Rodonit, 67 në total, ndjekur nga 20 prishjet në Palasë, Dhërmi dhe Jalë, 10 në vijën e Vlorës, 3 në Ksamil dhe nga 2 në Shëngjin, Shirokë dhe Velipojë. Tabelë…

 

PRISHJET NË BREGDET

 

Kepi i Rodonit                        67 objekte

Vlorë                                       10 objekte

Ksamil                                     3 objekte

Palasë, Dhërmi, Jalë               20 objekte

Shëngjin                                 2 objekte

Shirokë                                    2 objekte

Velipojë                                   2 objekte

 

Nga totali i të gjitha llojeve të inspektimeve, 7306 gjithsej, më shumë se gjysma e tyre, 3882 inspektime janë në fushën e ndërtimeve. Më pas vijnë inspektimet për mjedisin, pyjet e më gjerë.

Lini një Përgjigje