Sekuestrimi i mbi 1.7 ton droge në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg për 17 të pandehurit, zbardhen emrat

26 Mars 2026, 15:50Kronika TEMA
Sekuestrimi i mbi 1.7 ton droge në Berat, SPAK kërkon 133 vite burg

SPAK ka kërkuar në total 133 vite burg për 17 anëtarë të një grupi kriminal që kultivuan kanabis në sera në vitin 2022 në Berat. Pretenca u dha nga prokurori Behar Dibra, i cili kërkoi dënim më të lartë për 2 prej anëtarëve të grupit, Sadetin Hasajn e Blerim Xhekën. Ndërkohë për 4 të tjerë, Bashkim, Drita, Izmire dhe Edison Mema, SPAK kërkon pezullimi i vendimit i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në provë për 3 vjet.

Të pandehurit akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Operacioni u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis. Serat shtriheshin në një hapësirë deri në 20-27 dynym, në zonën e Rërës, Drenovicë (Berat), ku 4 sera të mbyllura me plastmasë ishin përdorur për të kultivuar dhe përpunuar lëndën narkotike.

 

Sadetin Hasaj     13 vite burg

Blerim Xheka      13 vite burg

Sidrit Bisha          10 vite burg

Suad Smakaj        9 vite burg

Jurgen Ujkaj         10 vite burg

Samoel Lushaj    10 vite burg

Endriol Xheka     9 vite burg

Mirvaldo Disha    9 vite burg

Hamdi Dyli           8 vite burg

Arben Vrapi          6 vite burg

Adiol Çifkiku          6 vite burg

Lulzim Bushataj    5 vite burg

Mustafa Manej     5 vite burg

Drita Mema          5 vite burg

Izmire Mema         5 vite burg

Edison Mema        5 vite burg

 

5 Komente

  1. P
    Pak nga të gjitha

    Çfarë dënimesh të rënda për kultivim bimësh po për miell kushedi çfarë denimesh jane… kod penal i tmerrshëm

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berat

      Po lefter maliqi çfar mendimi ka

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirona

        Kodi penal ne Shqiperi me i keqi ne bote te fusin ne burge dhe per nje cigare hashash. Gjynah denojne fshataret per bare,turpe.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptar

          Shume vite per kete lloj bari.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rerez-Kumarak

            Denoni kokat ata jane puntoret qe ju sherbejne per nje cope BUKE ????

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje