Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet të ketë trafikuar një automjet luksoz me vlerë 250 mijë euro nga Gjermania në Shqipëri.
Mjeti tip “Mercedes-Benz AMG G63” është sekuestruar nga policia e Tiranës pas verifikimit ku rezultoi i vjedhur.
Policia po punon për kapjen e 34-vjeçarit, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë Tiranë.
Punohet për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Njoftimi i Policisë:
Vijon operacioni i koduar “Stolen line”.
Sekuestrohet 1 automjet me vlerë rreth 250 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Gjermani.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim 34-vjeçari që dyshohet se ka trafikuar automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen.
Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u sekuestrua 1 automjet tip “Mercedes-Benz AMG G63”, me vlerë rreth 250 000 euro, pasi nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani.
Nga veprimet hetimore u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 34 vjeç, i cili dyshohet se e ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri, me qëllim shitjen.
Punohet për kapjen e 34-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
99% e makinave ne Shqiperi jane te vjedhura.
PO ku do te fluturoje plehra ky qe e paska vjedhur ! ja do qendroje ca kohe dhe nje dite te bukur hopla ne Burg do perfudnoje...dhe kujt i paska rene ne qafe Gjermaneve ! Plehra ka ardhur ne Gjermani dhe e paska vjedhur ! Te te kishte kapur Polizia Gjermane dhe te sillte ne rehati ne Burg plehr... Qe nuk late gje pa vjedhur kudo ne Evrope..... keta plehra ha kane Familie Prinder Nena Baballare Motra dhe vellezer apo dhe shoqeri ! apo kane dalur nga gropa e mutit te wc..